LAJMI I FUNDIT:

Tetë të dyshuar për të shtënat në Çair, policia është në kërkim të tre personave

Tetë të dyshuar për të shtënat në Çair, policia është në kërkim të tre personave

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka urdhëruar të kryhet procedurë hetimore ndaj gjashtë personave për pjesëmarrje në veprat penale vrasje dhe tentim për vrasje gjatë shkëmbimit të zjarrit që ka ndodhur natën ndërmjet 10 dhe 11 shkurtit në Komunën Çair, Shkup.

Prokuroria Shtetërore Publike informoi se është iniciuar procedurë edhe për dy persona për “për vepime të ndihmës në kryerjen e veprës penale”, pasi pas ngjarjes kanë fshehur dy pistoleta, duke u ndihmuar disa të dyshuarve të mos zbulohen.

“Në ditën kritike, në një parking në rrugën “Brigada e dytë e Maqedonisë”, pas një debati të mëparshëm verbal për shkak të mosmarrëveshjes në komunikacion në poliklinikën e Çairit, ka filluar shkëmbimi i zjarrit në mes të dy grupeve, gjatë së cilës i dyshuari i parë, një 28-vjeçar, me përdorimin e armës së zjarrit, me paramendim e ka privuar nga jeta të dëmtuarin Hebib Bunjaku dhe e ka vënë në rrezik jetën e një personi tjetër. Edhe pesë të dyshuar, gjithashtu, kanë marrë pjesë drejtëpërdrejtë në shkëmbimin e zjarrit, duke u përgjigjur me veprime të ndihmës dhe bashkëfajësi në vrasje dhe tentim për vrasje. Dy të dyshuarit e fundit, pas të shtënave, kanë fshehur dy nga pistolet e përdorura në incidentin e armatosur”, kumtoi PPRMV-ja.


Prokurori publik kompetent propozoi paraburgim për dy të dyshuar për vepra të vrasjes dhe tentim për vrasje, si dhe arrest shtëpiak për një të dyshuar tjetër. Masa e paraburgimit edhe propozuar edhe për dy të dyshuar për veprën penale – ndihmë për kryerësin pas kryerjes së veprës penale.

“Për tre persona policia është ende në kërkim. Po ndërmerren veprime të mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes, thekson Prokuroria.

Në trend Lajme

Më shumë
Pamje të reja nga zjarri që përfshiu hotelin në Brezovicë

Pamje të reja nga zjarri që përfshiu hotelin në Brezovicë

Lajme
Hapen kutitë e dyshimta të votimit në Gjakovë, s’ka detaje rreth hetimeve për manipulim

Hapen kutitë e dyshimta të votimit në Gjakovë, s’ka detaje rreth hetimeve për manipulim

Lajme
​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

Politikë
KQZ: Përfundon numërimi i votave për deputetë në 46.19% të vendvotimeve

KQZ: Përfundon numërimi i votave për deputetë në 46.19% të vendvotimeve

Politikë
Kurti takoi Gjenerallejtënantin Fenzel, flasin për mundësitë e përfshirjes së Kosovës në nisma të udhëhequra nga SHBA

Kurti takoi Gjenerallejtënantin Fenzel, flasin për mundësitë e përfshirjes së Kosovës në nisma të udhëhequra nga SHBA

Lajme
Për nder të 17 Shkurtit, në sheshin e Çikagos u ngrit flamuri i Kosovës

Për nder të 17 Shkurtit, në sheshin e Çikagos u ngrit flamuri i Kosovës

Lajme
Kalo në kategori