Tetë komuna të Maqedonisë janë pjesë e fushatës për bashkësinë rome, me moton ''Çfarë shenje do të lëmë'', aktivitet që ka të bëjë me njohjen e problemeve me të cilat përballet bashkësia rome, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përmes aktiviteteve do të tentohet që të jepen udhëzime dhe propozime për tejkalimin e problemeve. Bartës i fushatës është Roma SOS nga Prilepi.


Fushata realizohet në komunat e Koçanit, Prilepit, Manastirit, Tetovës, Kavadarit, Velesit, Shtipit dhe komunën Karposh të Bashkisë së Shkupit./Telegrafi/