LAJMI I FUNDIT:

Testi PISA mbahet nga 11 prilli deri më 5 maj

Testi PISA mbahet nga 11 prilli deri më 5 maj

Testimi ndërkombëtar PISA në Kosovë do të mbahet nga 11 prilli deri më 5 maj, ku në këtë testim do të marrin pjesë 5 mijë e 370 nxënës nga 211 shkolla nga e gjithë Kosova.

Pritjet për këtë test nga akterët që merren me arsimin në Kosovë janë shumë pozitive, ku ata thonë se do të ketë rezultate më të mira sesa në vitin 2015.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë gjatë ditës së sotme ka bërë lansimin e një fushate për pjesëmarrjen e Kosovës në testin PISA.


Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se janë duke e bërë një fushatë të përgjithshme jo vetëm për PISA por edhe për çështjen e arsimit në Kosovë.

Bytyqi është shprehur optimist se këtë herë Kosova do të ketë renditje më të mirë në testin ndërkombëtar PISA.

Ministri Bytyqi ka deklaruar se në rast të rezultateve pozitive në testin PISA merita iu takon mësimdhënësve.

Ndërsa, në rast të dështimit të Kosovës se kush duhet të marrë përgjegjësi ministri tha se nuk duan të mendojnë negativisht.

Ndërkaq përfaqësuesi i GIZ, Ruben Faller, ka thënë se testi PISA ka treguar se Kosova ende po përballet me sfida në procesin e reformimit të vazhdueshëm të arsimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori