LAJMI I FUNDIT:

Tesla sjell versionet më të lira Standard Range të Model S dhe X

Tesla sjell versionet më të lira Standard Range të Model S dhe X

Tesla ka prezantuar versionet e reja të Model S dhe Model X, të cilat janë në dispozicion me çmime dukshëm më të ulëta.

Blerësit e veturave Tesla tani mund të zgjedhin versionet Standard Range të sedanit të madh dhe SUV.

Që kur Tesla rinovoi modelet e saj të vitit 2021, kompania ka ofruar vetëm versione me gamë të gjerë, ose Plaid, të Model S dhe X. Aktualisht, sedani kushton 88490 dollarë dhe SUV kushton 98490 dollarë, megjithatë, versionet e reja Standard Range kushtojnë saktësisht 10000 dollarë më pak, 78490 dollarë për Modelin S dhe 88490 dollarë për Modelin X.


Megjithatë, duhet pasur parasysh se ulja e çmimit vjen në kurriz të diapazonit. Modeli S ka një distancë prej 652 kilometrash, por në rastin e versionit Standard Range, distanca reduktohet në 515 kilometra.

Duket qartë se bëhet fjalë për një ulje prej 21 për qind, ose 137 kilometra në krahasim me modelin më të shtrenjtë.

Modeli X me rreze të zgjatur mund të udhëtojë deri në 560 kilometra, por versioni i tij Standard Range “hedh” deri në maksimum 433 kilometra. Në këtë rast bëhet fjalë për uljen e rrezes me 23 për qind, pra me 127 kilometra.

Përveç kësaj, performanca është “më e dobët”. Modeli S Standard Range përshpejton nga 0 në 96 km/h në 3,7 sekonda (3,1 sekonda për modelin më të shtrenjtë), dhe Modeli X në 4,4 sekonda (3,8 sekonda për modelin më të shtrenjtë). Një rënie e konsiderueshme e performancës është evidente, por gjatë drejtimit “normal”, drejtuesit ndoshta nuk do ta vënë re ndryshimin.

Të dy modelet Standard Range kanë dy motorë elektrikë dhe me katër rrota, por edhe bateri të plota si versionet më të shtrenjta. Megjithatë, kapaciteti shtesë do të jetë i bllokuar me softuer, një lëvizje që Tesla e ka përdorur më parë.

Dorëzimi i modeleve të reja nis në shtator dhe është pjesë e strategjisë së kompanisë për të sakrifikuar një pjesë të fitimeve të saj për të rritur numrin e automjeteve të shitura. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Sa kushton mirëmbajtja e një Mercedes-AMG One?

Sa kushton mirëmbajtja e një Mercedes-AMG One?

Auto
Çfarë ndodh nëse aktivizoni aksidentalisht frenin elektrik të parkimit gjatë vozitjes?

Çfarë ndodh nëse aktivizoni aksidentalisht frenin elektrik të parkimit gjatë vozitjes?

Auto
Gjoba prej gjysmë miliard euro, Komisioni Evropian gjobit 15 prodhues veturash - Mercedes shpëton pasi zbuloi “komplotin” para autoriteteve

Gjoba prej gjysmë miliard euro, Komisioni Evropian gjobit 15 prodhues veturash - Mercedes shpëton pasi zbuloi “komplotin” para autoriteteve

Auto
Pasi u

Pasi u "konfiskua dhe u harrua", kjo Plymouth Belvedere e vitit 1966 tani vlerësohet në 165 mijë dollarë

Auto
Qyteti amerikan që përdor vija të shtrembëruara në rrugë për të ngadalësuar shoferët

Qyteti amerikan që përdor vija të shtrembëruara në rrugë për të ngadalësuar shoferët

Auto
Miliarderi kinez vendosi Rolls-Royce-n si “dekorim” në apartamentin e tij në katin e 44-të – për ngritjen e veturës u përdor një vinç

Miliarderi kinez vendosi Rolls-Royce-n si “dekorim” në apartamentin e tij në katin e 44-të – për ngritjen e veturës u përdor një vinç

Auto
Kalo në kategori