Terroristi që vrau pesë gazetarë, është ekzekutuar me breshëri plumbash

Terroristi që vrau pesë gazetarë, është ekzekutuar me breshëri plumbash
Në Mogadishu të Somalisë, një i akuzuar për vrasjen e pesë gazetarëve, është lidhur për një shtyllë dhe është vrarë me breshëri plumbash.
Hassan Hanafi ish-zyrtar për medie i grupit islamit Shabaab, është gjetur fajtor se “e ka vrarë vet një gazetar, ndërsa e ka aranzhuar vrasjen e katër të tjerëve”.
Gjykata e Lartë Ushtarake, e ka dënuar atë me vdekje, sepse ka përdorur dhunë ndaj gazetarëve vendas dhe të huaj, në mënyrë që t’i vë nën kontroll, për qëllime të organizatës famëkeqe.
Para se t’i vënë mbulesën në fytyrë dhe ta ekzekutojnë, 40-vjeçari ka thënë: “Jam indiferent nëse më vrisni. Ju do të shihni se vrasjet nuk do të ndalen, edhe pas vdekjes sime”.
Më pas, njësiti akademik policor, kanë qëlluar njëherësh në drejt të Hanafit, në një pjesë periferike të kryeqytetit. /Telegrafi/
























































