Myftiu Naim Tërnava me rastin e Festës së Fitër Bajramit ka dhënë mesazhin e tij. Tërnava ka thënë se festa e Fitër Bajramit ivje pas një muaji dedikimi e sakrifice.
“Nesër është dita e parë e festës së Fiter Bajramit, e cila vjen pas një muaji dedikimi e sakrifice për t’u foruar më tepër me Zotin, ku kultivuam shpirtmadhësinë, tolerancën, vllazërinë, paqen, solidaritetin, vlera këto që kanë rol të pazëvendësueshëm për shoqërinë tonë. Feta e Fiter Bajramit është një arenë ku shkrihen dallimet, pozitat. Arenë ku takohen të gjithë me fitoren e përbashkët për të mirën e përgjithshme”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.
Sipas tij nesër myslimanët festojnë ngase e kanë kryer një obligim të fesë islame.
“Festa e Fiter Bajramit troket në vartat tona familajre, menjëherë pas muajit të madhërishëm të Ramazanit, periudhës së shenjtë gjatë së cilës muslimanët anë e mbanë botës kan agjëruar duke sakrifikuar, duke u përpjekur të ripërtijmë vlerat më të mira shpirtërore. Nesër myslimanët festojnë dhe i gëzohen kësaj ditë ngase kanë kryer edhe një obligim të fesë islame, i cili radhitet në mesin e pesë shtyllave të islamit”, është shprehur ai.
Tërnava ka ftuar të gjithë që në këtë ditë feste të kujdesen për kategoritë sociale.
“Edhe në këtë ditë feste e kemi obligim t’i thërrasim ndërgjegjes për kategoritë sociale, jetimët dhe skamnorët që të kujdesemi për ta. Ne nuk kemi kryer obligimet tona, as ndaj Zotit, as ndaj vendit e shoqërisë, derisa ne si individë e pastaj si komunitet, e së fundmi si shtet të mos e bëjmë më të mirën e mundshme për këtë kategori”, ka deklaruar ai.
Ndër të tjera Tërnava ka ftuar të gjithë të kenë unitet mes vete dhe të falin mosmarrëveshjet që kanë pasur.
“Kjo ditë është ditë e unitetit, prandaj ta shfaqim unitetin në familje, dhe me njerëz të shoqërisë sonë. Kjo ditë është dita kur besimtari fal njerëzit e tjerë, ndaj edhe ju besimtar të devotshëm falni ata që iu kanë ofenduar, ata që iu kanë shpifur dhe kanë folur keq për ju, falni zënkat dhe mosmarrëveshjet mes jush. Allahu është me ata që falin”, është shprehur ai duke shtuar se duhet unitet më i madh politik kur është në pyetje e ardhmja e vendit.
“Në prag të kësaj feste, në ktë ditë të madhërishme të shprehjes së besimit ndaj Zotit krijues, ftoj për unitet më të fortë mes nesh. Për një unitet edhe më të madh politikë kur është në pyetje ardhmëria e vendit tonë, e vatanit tonë, për një solidaritet më të madh, për mirëkuptim e besim më të madh ndërfetar me të tjerët. Duke e lutur Zotin që të na e ketë pranuar agjërimit dhe të gjitha adhurimet tjera dhe të na fal begati të shumta. Urime festa e Fiter Bajramit”, ka thënë Tërnava në mesazhin e tij./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk