Duket se teoritë e konspiracionit në lidhje me vdekjen e Papa Gjon Palit I, Albino Luciani, do të marrin fund, të paktën sipas gazetares italiane, Stefania Falasca, në librin “Papa Luciani. Kronika e një vdekjeje”.
Libri ka dalë në shitje këtë javë në Itali dhe autorja ka pasur qasje në dokumentet e pabotuara të Vatikanit dhe në një intervistë me një nga motrat që kujdesej për Papën.
Gjon Pali I vdiq në moshën 65 vjeçare, më 28 shtator 1978, vetëm 33 ditë pasi u zgjodh Papë.
“Mund të themi, me gjithë dokumentacionin, se Luciani vdiq nga një atak në zemër, kjo është e vërteta e pastër”, tha Falasca në një intervistë me Radio Vatikanin.
Autorja e librit gjeti një dokument të pabotuar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, i cili zbulon se pasditen e ditës së vdekjes së Papës, ai kishte dhimbje të forta në gjoks, të cilave nuk u dha shumë rëndësi dhe as nuk donte të njoftonte mekët, pavarësisht se shqetësimi zgjati rreth pesë minuta. Pas kësaj Luciani vazhdoi me rutinën e tij.
“Po hekurosja në dhomë me derën e hapur dhe e pashë të kalonte disa herë. Më kujtohet që kur më shihte që hekurosja më tha: Motër mos ju kam vënë të punoni shumë? Mos u lodh ta hekurosësh aq mirë këmishën se është nxehtë, djersij dhe më duhet ta ndërroj shpesh. Hekuros vetëm jakën dhe mëngët se pjesa tjetër nuk duket”, tregon Margherita Marin, një nga motrat që kujdesej për Papën.
Falasca gjithashtu gjeti shënime klinike që tregojnë se në vitin 1975, Luciani ishte trajtuar për shqetësime kardiovaskulare dhe mjekohej me antikoagulantë.
Sipas motër Margheritas, ajo dhe motër Vincenza Taffarel ishin të parat që hynë mëngjesin e 29 shtatorit, 1978, në apartamentin papal, pasi vërejtën që Gjon Pali nuk e kishte ngrënë mëngjesin që i kishin lënë në dhomën ngjitur dhe nuk u përgjigjej thirrjeve të tyre.
“Asnjë rrudhë. Ishte i shtrirë me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë, syzet e vëna, sytë gjysmë të mbyllur, sikur flinte. I preka duart. Ishin të ftohta. Më tërhoqën vëmendjen thonjtë: ishin pak të nxirë”, kujton Marin. /Dita/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës