LAJMI I FUNDIT:

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Policia e Kosovës sot bëri të ditur se në organet e rendit është raportuar se dy persona të panjohur kanë hedhur benzinë dhe kanë tentuar t’ia vënë zjarrin një shkolle.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 18:05 në rrugën “Josip Rela” në Prishtinë, saktësisht në shkollën “Meto Bajraktari”.

“Raportohet se dy persona të panjohur, të maskuar, duke thyer dritaren e objektit të shkollës kanë hedhur lëndë djegëse-benzinë dhe kanë tentuar t’ia vunë zjarrin, por pasi janë diktuar nga personeli i shkollës të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhej në raport.


Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle  
Lexo po ashtu Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle  

Ndërkaq, lidhur me këtë rast ka reaguar sot Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës.

“Mbrëmë në Shkollën ‘Meto Bajraktari’ dy persona kanë tentuar t’i vënë zjarr objektit përmes hedhjes së lëndëve djegëse. Paraprakisht ishin thyer edhe dritaret e shkollës duke dëmtuar kësisoj pronën publike.

E dënojmë ashpër këtë akt vandal dhe kërkojmë nga organet e rendit që të gjejnë kryesit e kësaj vepre dhe që ata të marrin dënimin e merituar nga organet e sistemit gjyqësor. Motivet e këtij akti duhet të zbulohen”, thuhet në reagim.

Drejtoria e Arsimit është në kontakt me Policinë e Kosovës, e cila siç thonë është angazhuar për identifikimin e këtyre personave dhe do t’i njoftojë së shpejti me rezultatet e hetimit.

“Mbesim të indinjuar nga ky sulm kriminal mbi objektet shkollore si institucione të zhvillimit e mësimit për më të dashurit tanë pra fëmijët”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Kalo në kategori