Tentativa e 11-të për konstituim dështon - Kuvendi mbetet i bllokuar

Kuvendi i Kosovës edhe në tentativën e 11-të nuk arriti që të konstituohet.
Kryesuesi Avni Dehari kërkoi sërish nga PDK, LDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe që të propozoi anëtarë për komisionin për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Të njëjtat sikurse në seancën e kaluar nuk propozuan asnjë anëtarë, duke kundërshtuar kështu propozimin e LVV-së që kryeparlamentari të zgjidhet në mënyrë të fshehtë.
Të pranishëm në sallë ishin 111 deputetë. Për kanë votuar 56 deputetë, kundër 1 dhe një ka abstenuar.
Seanca vazhdon të mërkurën në orën 10:00. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/05/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































