Pranvera thuajse ka ardhur dhe ne kemi dëshirën për të veshur tendencat e kësaj stine nga koka te këmbët

Fatmirësisht, çmimet e tendencave më të mëdha të këtij sezoni janë “të lehta” dhe do të keni mundësinë për të kursyer.


Pantallona të shkurtra

1 640 0 5e64e3fe8889e

Kush vesh pantallona të shkurtra? Padyshim jo ne. Këtë pranverë, “Bermuda” sjell pantallonat e shkurtra mbi gju, të cilat janë elegant dhe të rehatshme për t’u veshur gjatë gjithë ditës.

Shirita të hollë vertikalë

2 640 0 5e64e3ff1f931

Këto mund t’i gjeni kudo, duke filluar që nga pantallonat e deri tek fustanet. Zgjidhni ngjyrën që doni dhe kombinojeni me elementë të tillë si xhinse, bluza apo atlete, për t’iu larguar pak veshjes së punës.

Printe tropikale

3 640 0 5e64e3ff8e576

Nëse vishni diçka me printe tropikale teksa po pushoni në një ishull, jeni shumë në rregull. Por e dini që këtë veshje mund ta bëni dhe në zyrë? Madje, nëse e vishni të hënave , e hëna do të dukej më pak si …. e hënë.

Mokasinat

4 640 0 5e64e40099081

Fakti që janë të sheshta dhe të japin mundësinë për t’i veshur me apo pa çorape, këto këpucë të rehatshme me siguri do të bëhen pjesë e përditshmërisë suaj duke i kombinuar me xhinse, funde, pantallona të shkurtra apo me çfarë të keni dëshirë ju.

Çdo gjë në krem

5 640 0 5e64e3fdee75e

Ne na pëlqen të vishemi të gjitha në të bardha e sidomos pas periudhës së dimrit, gjatë të cilit nuk mund të guxonim kaq shumë. Mos harroni kremin e diellit, i cili ju jep gjithashtu shkëlqim dhe freski. /Telegrafi/