Temperaturat e larta, qytetarët nuk respektojnë rekomandimet e mjekëve në RMV

Prej sot është ndezur alarmi portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta në të gjithë territorin e shtetit. Përkundër temperaturave deri në 40 gradë celsius, shumica e qytetarëve nuk i respektojnë rekomandimet e mjekëve për mbrojtje nga rrezet ultravjollcë.
“Momentalisht nuk po përdor krem për mbrojtjen e lëkurës, por për një gjë të tillë se mos është pak herët, duhet pasur kujdes të rinjtë… Pishinë, ujë, nën hije… Kishim nevojë ne jemi mysafirë…”, tha një qytetar.
A përdorni kremë për mbrojtje nga dielli?
“Jo, jo momentalisht jo.”
Si mbroheni prej diellit, a përdorni kremë për mbrojtje prej diellit?
Jo nuk arrijmë, deri tash kam qenë në punë…Vishem më lehtë…Ne rrijmë ndër hije, deri në orën 12 punojmë dhe shkojmë ndër hije. Na lëshojnë”, u shpreh një tjetër qytetar.
“Vështirë, vështirë. Ne jemi kaq vite dua të them të mësuar me këtë, prandaj ndonjëherë e kam shumë të vështirë ndonjëherë pak më mirë. Kjo është çfarë të them… -A përdorni kremë për mbrojtje nga dielli? Jo, vetëm ujë, dhe lëngje pijmë më shumë, ja kokakolë, këto punë, gjëra të tjera jo”, tha një tjetër qytetar.
Me kapela në kokë vëreheshin vetëm disa turistë të huaj, ndërsa i paktë ishte numri i qytetarëve të anketuar vendorë, që kanë marrë masa për mbrojtje nga dielli.
“Mbaj ombrellën, me krem faktor 50”, tha një qytetare.
“Përdori kremë, se unë kur dal në diell më djeg dielli ashtu e kam lëkurën. Përdori për t’u mbrojt…Po, pijmë ujë, pijmë lëngje”, u shpreh një tjetër qytetarë.
Në temperaturat përvëluese që në Shkup arritën deri në 39 gradë celsius, disa fëmijë freskoheshin në shatërvanin e qytetit.
Qeveria në seancën e fundit rekomandoi që gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç të lirohen nga puna prej më 19, deri të dielën më 23 qershor./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë