Telegrafi

Telegrafi dhe Festivali ‘Zurich Shqip Up Comedy’ japin 6 bileta falas për të parë festivalin e komedisë shqiptare në Zvicër

Telegrafi, në bashkëpunim me festivalin e komedisë shqiptare ‘Zurich Shqip Up Comedy’, po ofron një mundësi të shkëlqyer për adhuruesit e humorit.

Në datat 18 dhe 19 tetor, në qytetin e bukur të Cyrihut, Zvicër, do të mbahet ky festival që premton net të mbushura me humor dhe argëtim.

Në këtë kuadër, Telegrafi dhe ‘Zurich Shqip Up Comedy’ do të shpërndajnë 6 bileta falas për dy netët e festivalit, ku 3 fitues fatlum do të kenë mundësinë të marrin nga 2 bileta për të ndjekur shfaqjet e komedisë shqiptare në Zvicër.

Kushtet për të marrë pjesë në lojën shpërblyese janë:

▪️ Ta bëni ‘like’ postimin në Instagramin e @telegrafievents
▪️ T’i bëni ‘mention’ një shok/shoqe me të cilin dëshironi t’i fitoni biletat
▪️ Të ndiqni @telegrafievents dhe @shqipupfestival në Instagram

Fituesit do të përzgjidhen më 1 tetor në mënyrë rastësore dhe secili prej tyre do të marrë nga 2 bileta për të ndjekur festivalin e komedisë.

Telegrafi – shoku yt i ndejave!

* Sqarim: Në këtë lojë shpërblyese përfshihet vetëm bileta e festivalit, ndërsa udhëtimi dhe akomodimi në Cyrih nuk janë të përfshira.

Mos e humbni këtë mundësi për të shijuar humorin më të mirë shqiptar në Zvicër!