LAJMI I FUNDIT:

Telefoni sot na komandon, të mos jemi ata që ishim dikur!

Telefoni sot na komandon, të mos jemi ata që ishim dikur!

Bota nuk është më siç ka qenë dikur. Ka ndryshuar gjithçka. As Londra sot nuk është sikur që ishte dje. Kanë ndryshuar edhe anglezët, sado që nuk kanë dëshirë që t‘u ndodhë një gjë e tillë.

Ka kohë që kanë kaluar tri dekada nga ardhja ime e parë në këtë qytet madhështor. Një ndër gjërat e para që kam dashur t’i shoh në këtë metropol ka qenë kabina e famshme angleze e telefonit. E kam shikuar gjatë për herë të parë. Jam ulur mbi gurët e një muri të ulët dhe kam vrojtuar në drejtim të kabinës. Njerëzit prisnin në radhë për të folur në telefon. Anglezët janë të njohur për mbajtje të radhëve me disiplinë. Sa ma afër qendrës së qytetit, radhët para kabinave të telefonit ishin më të gjata.

Kisha dëshirë të hyja edhe unë dhe të flisja me dikën në Kosovë. Por, atë kohë nuk besoj që kam njohur më shumë se 10 veta që kanë patur telefona në shtëpi. Të flisje me dikën në Kosovë nga kjo kabinë ishte shumë shtrenjtë. Duhej një xhep plot me para të metalta.


Pas një kohe u bë që edhe unë të isha pjesëtar i radhëve para këtyre kabinave. Nuk kaloi shumë dhe erdhën telefonat e dorës që këtu në Londër filluan të quheshin ‘mobile phone‘ (telefona lëvizës) apo “mobajlla” nga shqiptarët.

“Mobajllin” e parë e kam pa në verën e vitit 1985. Para një ‘Shopping Center’ në Wandsworth, një zezak fliste me dikën dhe qeshte me zë. Kam menduar se është ’Woki-Toki’ pasi që në këtë kohë nuk e kam ditur se ka telefona të dorës që funksionojnë pa tela (“wireless”).

Lansimi i parë publik i shërbimit të telefonave “mobajll” ishte bërë në janar të atij viti (1985), por unë nuk e dija. Telefonat e parë të dorës apo “mobajllat” kanë qenë të mëdhenj. Për bateri kishin një lloj mini-akumulatori. Në pjesën e pasme kishin një vegë për ta futur dorën, si në dorëz, se nuk mbaheshin ndryshe për shkak të peshës dhe madhësisë.

Puna u bë ashtu që pas një dekade edhe unë e bëra një “mobajll”. Në këtë kohë “mobajllat” u zvogëluan dhe humbën dukshëm nga pesha, por edhe nga çmimi.

Asgjë nuk e ka ndryshuar botën më shumë se telefoni. Sot tërë botën e ke në të. Kabinat kanë mbetur shkret, kurse telefonat në të i ka kapluar ndryshku. Janë vetëm për atraksion turistik.

Dikur në Londër, para ardhjes së “mobajllave”, ka patur rend dhe qetësi absolute në mjetet e transportit publik, edhe kur ishin të stërmbushura me udhëtarë. Të gjithë lexonin gazeta. Rastet e bisedave në tren kanë qenë të rralla. Një herë, në fund të viteve të ‘80-ta, derisa në tren bisedoja me zë të ulët me gruan time, një zotëri para meje e la gazetën anash dhe me plot mirësjellje na pyeti: “Më falni ju lutem, në cilën gjuhë po bisedoni?” Kur i treguam, të gjithë i lëshuan gazetat përnjëherë, sikur në një shfaqje të dirigjuar nga ndonjë regjisor i aftë. “Albanian!?” Ishte diçka ekzotike për ta, dhe shkak i mirë për t’i lënë gazetat dhe biseduar e për të njohur njëri-tjetrin.

Sot në Londër askush më nuk të pyet për gjuhën që flet. Shumëllojshmëria e gjuhëve është bërë normale dhe kjo më së shumti manifestohet me anë të telefonit.

Ka ndryshuar edhe pamja. Në autobusë dhe trena sot mbizotëron zhurma. Të gjithë flasin, por jo me njëri*tjetrin. Flasin me dikë larg ose i ngulin sytë në monitorin e telefonit. Flasin shumë, ndoshta për shkak se nuk paguajnë në shumicën e rasteve. Është zhdukur qetësia e dikurshme. Me të ka ikur edhe ndjenja për këtë nevojë të shpirtit.

Një ditë në tren, para meje, njëri bisedonte me zë të lartë dhe diktonte shënime nga fletorja e tij. Pa kurrfarë dyshimi ishte funksionar i lartë i FA (Football Association). Bisedonte për rezultatet dhe caktimin e referëve për ndeshjet e Premier Ligës. Një ditë tjetër një i ri ‘përlahej’ me gruan nga distanca, pa kurrfarë turpi. Ky gjendej në tren, kurse ajo me siguri në shtëpi. Një herë tjetër, një vajzë në autobus e lavdëronte veten te dikush i cili me siguri nuk e njihte. Edhe kjo pa turp!

Kjo pamje nuk është aspak angleze. Anglezët dikur nuk i diskutonin çështjet private në publik. Nuk është më anglezi siç ka qenë dikur. E ka ndryshuar telefoni!

Telefoni sot ka ndikim universal në botë, pasi qe na komandon të gjithëve që të mos jemi ata që ishim dikur. E kemi humbur pavarësinë, elementin kryesor që ka njeriu.

Unë nuk habitem nëse dikush, një ditë, në tren ose autobus, ngritet në këmbë dhe bërtet me zë të lartë: “Boll ma me këta telefona!”

Në trend

Më shumë
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve

Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare

Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare

Magazina
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve

Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë

Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë

Magazina
Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve

Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Amerika
Kalo në kategori