LAJMI I FUNDIT:

Teknikë e re operatore në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë

Teknikë e re operatore në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë

Në spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë u krye me sukses operacioni i një pacienteje, e cila kishte diagnozën placenta accreta centrale me infiltrim të vezikës urinare të indeve përreth.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e cilësoi si rast suksesi këtë ndërhyrje, teksa informoi se u bë e mundur përdorimi i një teknike të re operatore sa i përket këtyre patologjive, të cilat janë ndër patologjitë më madhore të obstetrikës.

“Falë diagnostikimit nëpërmjet rezonancës magnetike, krijimit dhe zbatimit të protokolleve të spitalit si dhe marrjes së masave për të pasur një ekip sa më të gjerë kirurgësh, obstetër gjinekolog dhe neonatë u bë e mundur përdorimi i një teknike të re operatore sa i përket këtyre patologjive, të cilat janë ndër patologjitë më madhore të obstetrikës”, tha ajo.


Falë kësaj ndërhyrje, bën të ditur Koçiu, nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë.

Ajo shprehu mirënjohjen e saj për ekipin e mjekëve dhe infermierëve, Prof. Eliona Demaliaj, Dr. Evis Binaj, Dr. Ersilda Dedja, Dr. Ahmet Ponari, Dr. Shaje Berisha si dhe infermiere Aida Shehi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori