Nisma globale në mbështetje të sipërmarreseve erdhi në Shqipëri. Tirane, 30 Shator 2019 – Këtë fundjavë, Tirana u bë pjesë e Techstars Global Startup Weekend Women, një event 54-orësh që në thelb ka mbështjetjen e sipërmarrësve të rinj dhe zhvillimin e komuniteteve rreth tyre. Kjo nismë ndërkombëtare, e mbështetur nga partnerë globalë si Google for Startups, erdhi në Tiranë në datat 27-29 Shtator 2019. Cilido që  kishte një ide biznesi dhe dëshirën për ta zhvilluar atë u bë pjesë e këtij ambient dinamik dhe frymëzues nën mentorimin e ekspertëve më të mirë.

Një fundjavë frymëzuese në kodrat e Dajtit 


Në ditën e pare të eventit pjesëmarrësit kishin mundësinë të paraqesin idenë e tyre në 60 sekonda dhe më pas skuadrat u formuan për të çuar më tej idetë më të mira. Përgjatë fundjavës skuadrat i zhvilluan këto ide nën kujdesin e mentorëve të cilët transmetuan përvojën e tyre në biznes. Fundjava kulminoi me prezantimet e ideve finale të dielën në darkë para një jurie profesionistësh të cilët përzgjodhën skuadrën #tb për idenë inovative e një furçe dhëmbësh ekologjike. Fituesja ka  mundësinë të prezantojë idenë e saj  në finalen e madhe të Global Startup Weekend Women në Singapor në Mars 2020. Përveç fituesit të madh, cdo grupi ju ofrua konsulence, trajnime dhe ekspertizë nga partnerët tanë.

70978130 130805568291438 1341798412344885248 o

Gjejmë rastin të falenderojmë të gjithë partnerët tanë për mbështetjen , bashkëkupunimin dhe besimin që na dhanë në këtë edicion të parë të SWW Tirana. Qëllimi i vërtetë i kësaj fundjave ishte të krijonim një plartformë për të mbështetur cdo pjesëmarres për të zhvilluar idenë e tij  nëpërmjet ekspertizës së mentorëve apo ndihmës së partnerëve tanë si: Vodafone Albania, EU for Innovation, Schneider Electric AlbaniaDestil TiranaBalkans Capital - Financial ServicesICTSlab, Creative Business Solutions, B2B Office dhe Iceberg Communication.

71288717 130871848284810 5887509687246520320 o

Platforma Google Cloud ju ka ofruar të gjithë pjesëmarrësve kredit për të ndërtuar faqet e tyre të web-it dhe aplikacionet mobile.

71699463 131328311572497 485265733182291968 o

Për më tëpër informacion shikoni materialin bashkëngjitur këtij emaili ose na vizitoni në  faqen zyrtare .

IMG 20190928 WA0034

Ose na ndiqni në rrjetet sociale: FacebookTwitter  ose Instagram.

IMG 20190928 WA0049