Përpos mosrespektimit të afatit të ankesave në konkursin e Ministrisë së Mbrojtjes për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm, duket se nuk është respektuar as afati ligjor mbi mbajtjen e testeve pas rivlerësimit të së cilave, u kontaktuan vetëm dy kandidatë.
Mospërfundimi i afatit të ankesave mbi konkursin për Sekretar të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes për të cilën raportoi Dukagjini ditë më parë, duket të mos jetë shkelja e vetme në këtë proces.
Fazat e testimit mbi pozitën të cilën tani e gëzon vëllai i deputetit në pushtet, Enver Dugolli, Gafurr Dugolli, nuk shkuan të gjitha sipas ligjit.
Testimi me shkrim si pjesa e parë e këtij procesi, sipas burimeve të televizionit është mbajtur me 23 maj.
Sipas rregullores ligjore për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, faza testuese do duhej të mbahej jo më vonë se 15 ditë publikimit të listës së kandidatëve.
E sipas atyre që morën pjesë e që janë emra të njohur për redaksinë, nuk ndodhi ashtu.
“Është procedurë e paligjshme dhe nuk janë respektuar afatet, sipas Rregullores (QRK) Nr. 15/2023 për procedurën e pranimit në shërbimin civil, siç e parasheh neni 9, paragrafi 1, i cili përcakton se “Vlerësimi nëpërmjet testimit me shkrim është hapi i parë i procesit të vlerësimit profesional të kandidatëve pas verifikimit paraprak, dhe duhet të realizohet më së largu 15 ditë pas publikimit të listës së kandidatëve që kanë kaluar verifikimin paraprak”, e poashtu të njëjtën e përcakton edhe neni 10A, Rregullore (QRK) Nr. 05/2024 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores (QRK) Nr. 15/2023 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil. Njoftimin për rezultatin e verifikimit paraprak e kam pranuar me datë 29.04.2024, ndërsa testi me shkrim është mbajtur me datë 23.05.2024, pra është tejkaluar afati 15 ditësh”, ka deklaruar një kandidatë që ishte pjesëmarrës në konkurs.
Faza e intervistave u mbajt brenda afatit, më 14 qershor pas njoftimit më 3 qershor.
Për këto, u parashtruan ankesa por u cilësuan si të pabaza nga ana e Këshillit të Këshill i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin civil.
“Pse Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, ka hedhë poshtë si të pasafatshme ankesat e dy ankuesve të parashtruar më datë 14.08.2024, është fakti se këta kandidatë lidhur me papajtueshmërinë e rezultateve përfundimtare është dashur të parashtrojnë ankesë kundër njoftimit të parë respektivisht atij të datës 14.06.2023”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin civil.
Të pyetur lidhur me kalimin e afatit ligjor për mbajtjen e testimit, nga Ministria e Mbrojtjes përgjegjësinë ia hedhin Këshillit.
“Ju njoftoj se testimi me shkrim për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm është mbajtur më datën 23.05.2024 dhe rezultatet e testimit me shkrim janë publikuar më datën 24.05.2024.Për sa i përket pyetjes së dytë, ju njoftoj se intervista me gojë është mbajtur më datën 14.06.2024 ndërsa në lidhje me çështjen e ngritur për afatet e mbajtjes së intervistës, ju vë ne dijeni se aspekti i ligjshmërisë për tërë procedurën e rekrutimit të pozitës së Sekretarit të Përgjithshëm është shqyrtuar në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës i cili sikurse përcaktohet me nenin 15 të Ligjit Nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publik, si organ i pavarur, siguron respektimin e rregullave dhe parimeve që rregullojnë shërbimin civil sipas Kushtetutës dhe Ligjit përkatës për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, dhe për rrjedhojë i tërë procesi dhe procedura e rekrutimit të kësaj pozite ka marr epilog të ligjshëm përfundimtar”, deklaroi Liridona Gashi, zëdhënëse në Ministrinë e Mbrojtjes.
Punësimi në pozitë të lartë publike të Gafurr Dugollit u kritikua të martën edhe nga anëtarja e Komisionit për Siguri, Ganimete Musliu, e cila theksoi se ky rast ishte njëri ndër të shumtët e mbuluar nga qeveria në pushtet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit