Milioneri i kriptovalutave i cili u gjet i copëtuar në një valixhe në Argjentinë, thuhet se mori mesazhe kërcënuese ku dikush i tha se do t’ia nxirrte sytë dhe do t’ia këpuste duart, një javë para se të vritej.

Trupi i Fernando Perez Algaba u zbulua nga një grup fëmijësh në qytetin Ingeniero Budge gjatë fundjavës, transmeton Telegrafi.


Biznesmeni dhe influenceri ishte raportua i zhdukur më 18 korrik.

algaba

“Unë do të të vras, do të ta bëjë edhe më keq”, i tha një burrë atij përmes një mesazhi kërcënues, para se milioneri të zhdukej.

Perez 1

“Do të të nxjerr sytë, dhe do t’i këpusë duart, sa nuk do të kesh më para në jetën tënde”.

“Betohem për fëmijët e mi se nuk e kam problem të shkoj në burg”, i tha burri, i cili u identifikua vetëm me mbiemrin e tij Iglesias, sipas gazetës argjentinase Telam.

Policia po heton vrasjen pasi fëmijët bënë zbulimin e frikshëm. Vetëm krahët dhe këmbët e Algaba-s u gjetën fillimisht në valixhe, por ai u identifikua nga shenjat e gishtërinjve dhe një tatuazh në bustin e tij, koka e tij u gjet ditë më vonë.

Një autopsi zbuloi se Algaba ishte qëlluar tre herë përpara se trupi i tij të copëtohej. Pjesët e trupit u amputuan pastër, gjë që sugjeron punën e një profesionisti, raportojnë mediat lokale.

Algaba ishte bërë i pasur duke lëshuar me qira automjete luksoze dhe duke shitur kriptovaluta. Ai dokumentoi jetën e tij luksoze për 900 mijë ndjekësit e tij në Instagram. /Telegrafi/