LAJMI I FUNDIT:

Të shtunën mbaron gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoni, data e zgjedhjeve ende e paqartë

Të shtunën mbaron gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoni, data e zgjedhjeve ende e paqartë

Gjendja e jashtëzakonshme 14-ditore përfundon të shtunën, dhe partitë ende nuk kanë marrëveshje për një datë të zgjedhjeve. Qeveria po vlerëson nëse do të kërkojë zgjatje të gjendjes së jashtëzakonshme. Nuk ka asnjë njoftim për një takim të ri të liderëve me Presidentin Stevo Pendarovski, pasi në dy takimet e mëparshme nuk arritën marrëveshje për caktimin e datës për zgjedhje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qeveria insiston në zgjedhje në afatin e parë të mundshëm kur rreziku i përhapjes së infeksionit mbahet në minimum. Sipas LSDM-së, kjo është e nevojshme dhe e përgjegjshme, saktësisht për shëndetin e qytetarëve, për rifillimin e plotë të ekonomisë së Maqedonisë, por edhe për mbrojtjen e demokracisë përmes kontrollit të duhur të Qeverisë dhe ofrimit të institucioneve funksionale demokratike.

Kjo është arsyeja pse ata besojnë se zgjedhjet janë një zgjidhje, dhe jo një problem. Sipas tyre, koha e përshtatshme për zgjedhjet është para fillimit të verës, duke aluduar në datën e 21 qershorit. Zgjedhjet e shpejta, nga ana tjetër, nuk janë një zgjidhje për OBRM-PDUKM-në, por një problem. Ata akuzojnë se duke insistuar në zgjedhje në një kohë kur pandemia nuk është akoma e qetë, shëndeti i qytetarëve rrezikohet. Sipas tyre, që nga momenti i parë i pandemisë me coronavirusin, qeveria ka bërë politikë në vend të masave konkrete për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.


Ata mbeten në favor të zgjedhjeve në fund të gushtit ose shtatorit. Të dy palët thonë se janë të gatshëm për një konsensus dhe nuk e përjashtojnë mundësinë e një marrëveshjeje, megjithëse insistojnë se pala tjetër duhet të tërhiqet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori