LAJMI I FUNDIT:

Të shtunën fillon provimi i maturës shtetërore në Maqedoni

Të shtunën fillon provimi i maturës shtetërore në Maqedoni

Pothuajse 15 mijë nxënës që mbarojnë arsimin e mesëm këtë të shtunë do t’i nënshtrohen dy provimeve të jashtme të maturës shtetërore, gjuha amtare dhe letërsia. Risi në këtë vit shkollor është se në vend të klasave, testet do të bëhen në hapësira të mëdha salla, salla sportive të shkollës.

Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimeve (QSHP), organizator i provimit të maturës shtetërore, për muajin qershor janë regjistruar 10.088 kandidatë për provimin në gjuhë dhe letërsi maqedonase, 4.189 për gjuhë dhe letërsi shqipe dhe 315 kandidatë për gjuhë dhe letërsi turke.

Provimi i dytë i jashtëm (me zgjedhje) do të jepet më 8 qershor. Janë regjistruar 1.356 kandidatë për matematikë, 13.198 për gjuhë angleze, 37 për gjuhë frënge, 114 për gjermanisht, 84 për estetikë dhe nga një kandidat për gjuhë dhe filozofi ruse.


Sipas llojit të arsimit, 6.341 maturantë janë nga gjimnazet, 8.230 nga arsimi profesional dhe 263 nga arsimi artistik.

Materiali i provimit do të dërgohet në shkolla në mëngjes në ditët kur do të mbahet provimi dhe fillimi i testimit për të dy provimet do të jetë në orën 10:00./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori