Përpjekjet për rritjen e aktiviteteve ekonomike në sektorin minerar janë të rëndësishme për krijimin e vendeve të reja të punës, megjithatë konsideratë duhet pasur edhe për aspektet e transparencës, ashtu që të zvogëlohet perceptimi për korrupsion në këtë sektor.
Kjo u tha në një tryezë të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në të cilën u diskutua për korrupsionin në sektorin minerar në Kosovë, në kuadër të aktiviteteve që kanë për synim rritjen e vetëdijes së bizneseve për luftimin e korrupsionit dhe rritjen e etikës në biznes, të përkrahur nga projekti i Fuqizimit të Përpjekjeve për Luftimin e Korrupsionit të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka tha se Qeveria e Kosovës është e interesuar që të vë potencialet në sektorin minerar në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit, derisa synon rritjen e transparencës dhe eliminimin e konflikteve në kompetencat e institucioneve të ndryshme që rregullojnë sektorin minerar.
Ai tha se viti 2018 do të jetë viti i Trepçës, por edhe i promovimit të potencialeve për investim nga sektori minerar. Ai propozoi krijimin e një Bordi Këshillëdhënës për Sektorin Minerar, duke ftuar përfaqësuesit e shoqatave të biznesit që të kontribuojnë me rekomandimet e tyre.
Azem Rexhaj, Anëtar i Bordit i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale tha se Bordi dhe Menaxhmenti i këtij komisioni është i përkushtuar për luftimin e korrupsionit.
Ai ftoi bizneset që të adresojnë shqetësimet e tyre me argumente konkrete.
Rexhaj foli edhe për disa dispozita konkflktuoze ndërmjet Ligjit për Miniera dhe Minerale si dhe Ligjit për Menaxhimin e Pyjeve, i cili u shkakton bizneseve probleme.
Rexhaj tha se me ndryshimin e Ligjit për Miniera dhe Minerale, do të mundësohet edhe krijimi i të ashtuquajturave ‘one stop shope’ të cilat do të ndikojnë në reduktimin e kontakteve fizike ndërmjet bizneseve dhe përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, e me këtë edhe mundësitë e shfaqjes së korrupsionit, kjo duke u bazuar edhe në praktikat ndërkombëtare.
Bedri Halimi, Kryeinspektor mjedisor nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor foli për punën që bëjnë inspektorët mjedisorë në parandalimin e dëmeve mjedisore nga guroret, separuesit, ose nxjerrësit ilegalë të zhavorrit nga lumenjtë. Ai tha se me gjithë përparimin e bërë në këtë aspekt, nevojitet fuqizimi i bashkëpunimit edhe me institucionet e tjera, përfshirë edhe qytetarët dhe bizneset.
Bizneset e pranishme në tryezë u ankuan për mungesën e koordinimit ndërmjet institucioneve, duke bërë thirrje që të punohet në përmirësimin e koordinimit të brendshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
Rama, vizitori i parë i Terminalit të ri
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
Telegrafi Jobs - Aleati juaj i besuar në kërkimin e punës
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?