Të rinjtë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Prizren janë duke i zhvilluar kapacitetet e tyre në fushën aktivizmit për të drejtat e njeriut, barazinë gjinore, mendimin kritik dhe edukimin mediatik. Përmes thellimit të njohurive të tyre në këto fusha, synohet që në të ardhmen ata të shërbejnë si agjentë ndryshimi në shoqëri.
E veçanta e këtij grupi të përbërë nga të rinjtë e moshës 16 deri 21 vjeç është se në mesin e tyre ka numër të konsiderueshëm të vajzave. Njëra prej tyre është Melek Misini, e cila konsideron se përkundër paragjykimeve dhe sfidave me të cilat përballet komuniteti rom, megjithatë vajzat dhe gratë përbëjnë një pjesë të rëndësishme të strukturës sociale.
“Në shumë raste, ato hasin në pengesa dhe diskriminim në fusha të ndryshme të jetës, duke filluar nga arsimi dhe puna deri te qasja në shërbime të rëndësishme shëndetësore dhe sociale. Prandaj trajnimet në lidhje me të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore janë thelbësore për vajzat e komunitetit rom”, ka thënë ajo, duke shtuar se këto përvoja e pasurojnë me aftësi për t’i përfaqësuar ato në mënyrë të denjë.
Sipas saj, kjo praktikë i mundëson edhe rrjetëzimin me organizata e aktivistë tjerë që do të mundësonte rritjen e ndërgjegjësimit dhe mbrojtjen e vajzave dhe grave në këtë komunitet në mënyrë më efektive.
Ndërsa, Avdi Kapllani ka qenë pjesëmarrës në trajnimet që janë fokusuar në tema të edukimit mediatik, me përqendrim në identifikimin e lajmeve të rreme dhe dezinformimit. Sipas tij, kjo përvojë i ka mundësuar vlerësimin e burimeve të informacionit por edhe kuptimin e ndikimit të mediave në opinionin publik.
Ngjashëm edhe Mijedin Shope ka marrë pjesë në sesione që kanë trajtuar praktikat e mira në gazetari, standardet etike të mediave dhe rolin e mediave në shoqëri. Përmes këtyre trajnimeve, ai thotë se ka pasur mundësinë që të ndërtojë një kuptim më të thellë të sfidave dhe rëndësisë së lajmeve të rreme në kontekstin aktual, si dhe ka zhvilluar “aftësitë për të kontribuar në luftën kundër dezinformimit dhe për të promovuar një kulturë të përgjegjshme mediatike”.
Së fundmi aktivisti i komunitetit rom, Fatlum Kryeziu në cilësinë e trajnuesit ka diskutuar përvojat e tij me pjesëmarrësit e rinj që i janë përgjigjur ftesës së OJQ-së “Durmish Aslano”.
Sipas tij, aktivizmi është i nevojshëm për këta të rinj meqë kjo i fuqizon që të jenë qytetarë të angazhuar.
“Është me rëndësi që të rinjtë prej komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian të mësojnë për aktivizmin dhe avokimin komunitar sepse kjo i fuqizon ata të jenë qytetarë të angazhuar, t’i mbrojnë të drejtat e tyre, dhe të kontribuojnë në ndryshimet shoqërore pozitive, sidomos në rastet kur ata i kujtojnë dhe motivohen nga përvojat që grupet apo individët e komunitetit kanë pas suksese në terren për përmirësimin e pozitës së komuniteteve të tyre. Aktivizmi zhvillon aftësitë kritike të mendimit dhe lidershipin, dhe ndihmon në krijimin e një shoqërie më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë në Kosovë”, ka thënë Kryeziu.
Menaxheri i këtij projekti në OJQ “Durmish Aslano”, Sejnur Veshall ka pohuar se falë përkrahjes nga ambasada e ShBA-ve do të mbahen gjithsej 12 trajnime të ndryshme me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve të rinjve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. “Deri tani, janë organizuar 8 trajnime që janë fokusuar në fuqizimin e të rinjve përmes diskutimeve inspiruese dhe ndërvepruese, duke synuar rritjen e aktivizmit dhe pjesëmarrjes së tyre në shoqëri.
Trajnime të drejtuara nga ekspertë si Fatlum Kryeziu, Neri Ferizi, Mirishahe Syla dhe Adelina Hasani kanë ndihmuar pjesëmarrësit të thellojnë qëllimet e tyre të aktivizmit dhe të kuptojnë rëndësinë e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore”, ka thënë Veshall.
Sipas tij këto trajnime janë projektuar për të adresuar nevojat specifike të komuniteteve të margjinalizuara, duke ofruar mjete dhe njohuri për të forcuar rolin e të rinjve si agjentë ndryshimi. Ai ka shtuar se edhe përmirësimi i aftësive për mendim kritik dhe luftimi i lajmeve të rreme kanë qenë komponentë kyç të këtyre trajnimeve, ku pjesëmarrësit kanë mësuar të dallojnë informacionin e besueshëm nga ai i pasaktë dhe të zhvillojnë aftësi për të analizuar dhe vlerësuar përmbajtjen mediatike në mënyrë kritike.
“Ky projekt i mbështetur nga Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një shoqërie më të drejtë dhe të barabartë, duke ndihmuar të rinjtë të ndërtojnë kapacitetet e tyre në aktivizëm qytetar dhe mendim racional. Trajnimet kanë konsoliduar nevojat e të rinjve për edukim dhe fuqizim, duke kontribuar në zhvillimin e një brezi të ri liderësh të aftë për të ndikuar pozitivisht në komunitetet e tyre. Përmes këtyre aktiviteteve, pjesëmarrësit janë pajisur me njohuri dhe aftësi të vlefshme që do t’i ndihmojnë të kontribuojnë në mënyrë aktive në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur dhe të drejtë për të gjithë”, është shprehur Veshall.
OJQ “Durmish Aslano” me seli në Prizren synon përfaqësimin e interesave të komunitetit rom si dhe avancimin e pozitës së tyre në shoqërinë kosovare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?