Liqeni i Batllavës arriti pikën maksimale me ujë, e si rrjedhojë edhe filloi të kapërderdhet.
Të habitur me grumbullimin e shpejtë të ujit janë banorët e fshatit Batllavë, që shtrihet rreth liqenit me të njëjtin emër. Bile, sipas tyre, kjo nuk ndodh shpesh.
E njëjta gjë pritet të ndodh edhe me liqenin e Badovcit, në të cilin është rritur niveli nga reshjet e shiut të ditëve të fundit. Veçse në këtë liqe uji tashmë edhe është turbulluar. Kjo ka shkaktuar edhe reduktime të ujit në disa vendbanime si pasoj e reduktimit të përpunimit.
Pavarësisht gjendjes momentale, mbushja e liqeneve me ujë ka gëzuar drejtuesit u ujësjellësit rajonal.
Kapërderdhja e ujit nga liqeni i Batllavës, por edhe i Badovcit – sipas drejtuesve të ujësjellësit që menaxhon me to – nuk pritet të shkaktojë asnjë dëm. /Klan Kosova/