LAJMI I FUNDIT:

Të rejat e PDK-së, shpërndajnë broshura për rrezikun nga kanceri i gjirit

Të rejat e PDK-së, shpërndajnë broshura për rrezikun nga kanceri i gjirit

Muaji Tetor është muaji i Ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, andaj sot, të rejat e Partisë Demokratike të Kosovës dega në Prishtinë, në Sheshin “Nënë Terezë”, kanë shpërndarë broshura, me të dhëna për rrezikun që i kanoset secilës grua që me kohë nuk e heton këtë sëmundje tinëzare.

Motoja e broshurës që u shpërnda ishte “Kontrollohu sot, jo nesër, sëmundja nuk pret!”, u dhanë distinktivë kushtuar këtij Muaji kundër kancerit si dhe në mënyrë simbolike u improvizua një vizatim që shprehte Pemën e jetës, në të cilën u nënshkruan qytetare të shumta dhe dhanë mesazhe si përkrahje dhe solidaritet ndaj grave të prekura nga kjo sëmundje.

Ky aksion simbolik ka për qëllim të rritë vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin për këtë sëmundje që merr shumë jetë.


Aktualisht, sipas institucioneve relevante shëndetësore, nuk ka njohuri të mjaftueshme për shkaqet e kancerit të gjirit, por dihet se, zbulimi i hershëm i sëmundjes bëhet nëpërmjet kontrollit të kancerit të gjirit.

Prandaj, zbulimi i hershëm është mbijetesë, ta parandalosh kancerin e gjirit, do të thotë të jetosh, theksojnë të rejat që shpërndanë këtë broshurë.

Ky aksion është i zhvilluar nga të rejat e Partisë Demokratike të Kosovës, bëhet gjatë këtij muaji çdo vit, në shumë qytete të Kosovës, duke dhënë edhe informata dhe duke bashkëbiseduar me gratë rreth parandalimit të kancerit të gjirit.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori