LAJMI I FUNDIT:

Të punësuarit në Ministrinë e Kulturës në RMV në protestë, ende në pritje të takimit me autoritetet

Të punësuarit në Ministrinë e Kulturës në RMV në protestë, ende në pritje të takimit me autoritetet

Të punësuarit në Ministrinë e Kulturës, Administratës për trashëgimi kulturore dhe Agjencisë së filmit edhe në ditën e shtatë të protestave e cila sot u mbajt para Qeverisë kanë përsëritur kërkesat e tyre për rritjen e pagave sipas shembullit të Ministrisë së Financave, por edhe për takimin me autoritetet.

Sipas kryetarit të Organizatës së Sindikatës pranë Ministrisë së Kulturës, Branko Kostovski, është e pahijshme që në këto ditë asnjë përfaqësues i institucioneve të sistemit nuk gjeti kohë t’i pranojë dhe dëgjojë kërkesat e tyre.

“Tashmë është java e tretë e protestës, ku ne si punonjës shprehim pakënaqësinë tonë për të ardhurat mujore nën mesatare. Me qëndrimin e saj joadekuat, Qeveria ka konfirmuar ndasinë në sektorin publik të organeve shtetërore që janë të rëndësishme për të dhe ministrive që duhet të bëjnë punën e tyre në heshtje dhe të presin kohë më të mira dhe gjetjen e një zgjidhje sistematike. Kjo kuptohet nuk vlen për funksionarët, ata nuk kanë kohë të presin, është krizë, duhet të rriten pagat, këtë ata e meritojnë”, deklaroi Kostovski gjatë kohës së protestës.


Ai theksoi se me rritjen e pagës së funksionarëve dhe pagat e të punësuarve në organe më të rëndësishmi të shtetit dhe në Kuvend, bëhet shkelje e nenit 32 të Kushtetutës ku është konstatuar e drejta për të ardhura të mjaftueshme për çdo punonjës.

Me fjalë të tjera, siç tha ai, të punësuarit nga sektori i kulturës, por edhe nga të gjithë sektorët e tjerë, janë në pozitë të pabarabartë.

“Duam që të porosisin Qeverinë se kultura gjithmonë ka qenë korrigjuese e proceseve shoqërore dhe se ndikimi i saj nuk duhet nënvlerësuar. Ndoshta për qeverinë numri prej 200 punonjësish është i parëndësishëm, por kujtojmë se gjërat e vogla kanë një domethënie të madhe dhe ato formësojnë të gjithë kontekstin social”, shoi Kostovski.

Në protestën e sotme përkrahje kanë dhënë kolegët e Sindikatës së punëtorëve të Kulturës dhe SASHK-ut.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori