Paris Saint-Germain është i etur të largojë përfundimisht disa lojtarë këtë verë, pasi trajneri i ri Christophe Galtier vazhdon të vendosë vulën e tij në skuadrën në Parc des Princes.
Për t’i shtyrë lojtarët drejt largimit, ata kërcënojnë t’i dërgojnë të luajnë në kategorinë e pestë të futbollit francez me ekipin e tyre të dytë.
Ander Herrera, Layvin Kurzawa, Julian Draxler, Rafinha, Thilo Kehrer, Idrissa Gueye dhe Mauro Icardi janë të gjithë në listën e lojtarëve që PSG shpreson t’i largojë para mbylljes së afatit kalimtar të transferimeve në fund të gushtit.
Sipas L’Equipe, PSG po paralajmëron individët e lartpërmendur se ata mund të përfundojnë në nivelin e pestë nëse vazhdojnë dhe refuzojnë largimin, ndërsa mediumi Le Parisien i etiketon ata “të padëshiruarit”.
PSG kërkon të detyrojë lojtarët të largohen
Drejtori i ri sportiv Luis Campos mendohet se dëshiron të detyrojë lojtarët e padëshiruar të largohen dhe secili prej tyre është në kufijtë e ekipit të parë.
Pavarësisht kësaj, ata janë duke u stërvitur larg ekipit të parë, ndërsa po kalojnë pjesën tjetër të punës së tyre të përditshëm si kurrë më parë, duke përfshirë ngrënien e vakteve me pjesën tjetër të ekipit.
Nëse nuk gjendet një zgjidhje para 1 shtatorit, ata do të përballen me kalimin e sezonit në Paris. /Telegrafi/