LAJMI I FUNDIT:

Të mërkurën pritet të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale

Të mërkurën pritet të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) sot ka filluar numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta, ndërkaq zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tha se nëse gjithçka shkon sipas planifikimeve atëherë KQZ të mërkurën mund t’i shpallë rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale.

Zëdhënësi i Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve (KQZ) në një konferencë për medie bëri të ditur se numri i përgjithshëm i fletëvotimeve që do të numërohen është 15 mijë e 482, ku prej tyre 12 mijë e 960 është numri i fletëvotimeve me kusht dhe 2 mijë e 522 të atyre personave me nevoja të veçanta.

“Gjatë ditës së sotme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të bëhet numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta. Numri përgjithshëm i fletëvotimeve që do të numërohen është 15 mijë e 482, prej të cilave numri i zarfeve me fletëvotime me kusht është 12 mijë e 960, ndërsa 2 mijë e 522 të tjera u takojnë personave me nevoja të veçanta të cilët kanë votuar përmes ekipeve mobile,” ka treguar Elezi, duke shtuar se nëse gjithçka shkon sipas planifikimeve, atëherë KQZ të mërkurën do t’i shpallë rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori