Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës së mërkurë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me temperatura pothuaj konstante.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë Celsius”, thuhet në parashikim.


Ndërsa, siç thuhet më tej, indeksi UV mbetet i lartë, shtypja atmosferike do të vazhdojë t’i mbajë vlerat mbi normalen.

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s”, përfundohet në njoftimin për parashikim të motit të IHMK-së. /Telegrafi/