Në rastet kur jeni të lodhur nga mendimet e tepërta, nga pafuqia e menaxhimit të këtyre mendimeve dhe nga pamundësia e fokusit në obligimet e përditshme, atëherë është momenti të drejtoheni për konsultë tek psikologu ose terapisti
Teuta Cacaj – Sadiku
Psikologe Klinike dhe Psikologe Këshilluese e Shkollore
Të menduarit e tepërt – është kryesisht i panevojshëm dhe i rëndë. Udhëtimi juaj i të menduarit shumë, mund të bëhet rraskapitëse me kalimin e kohës, veçanërisht për trurin. Dhënia rëndësi e çdo gjëje që ndodhë, qoftë edhe gjërave shumë të vogla dhe të pa rëndësishme, pamundëson fleksibilitetin dhe qartësinë e të menduarit pozitiv.
Përballja me mendimet e tepërta mund të jetë shumë sfiduese për individin, por ka disa mënyra praktike se si të organizohet procesi i të mbi menduarit dhe parandalimi i tij. Këto janë disa këshilla dhe strategji të dobishme që mund t’i provoj secili për të menaxhuar mendimet e tepërta:
Identifikimi dhe njohja e mendimeve – filloni të bëni dallimin se gjithçka që sillet në mendje nuk është e njëjtë, truri mund të prodhojë mendime negative, por mund të prodhojë edhe mendime irracionale, të cilat në një formë ose tjetër kanë predispozitë të rrisin nivelin e ankthit dhe stresit.
Është e rëndësishme t’i sfidoni mendimet negative dhe irracionale duke u përpjekur ta ndërgjegjësoni vetën nëse ato mendime bazohen në realitet ose kanë prova për t’i mbështetur.
Vetëdijësimi për veten dhe botën e brendshme – kushtojini vëmendje rasteve, që kanë tendencë të nxisin dhe kontribuojnë në të menduarit e tepërt. Kjo cilësohet si vet-mbështetje, që rezulton me rritje të nivelit të vetëdijshëm për vetën dhe botën tuaj të brendshme!
Fokusimi në të tashmen – Mendimet e tepërta shpesh përfshinë shqetësimet për të ardhmen dhe qëndrimet që keni për të kaluarën. Këto shqetësime rrisin nivelin e stresit dhe ankthit, të cilat pengojnë përditshmërinë tuaj duke mos pasur përqendrim të mjaftueshëm për gjërat që po ndodhin KËTU dhe TANI. Jepni rëndësi të tanishmes dhe momentit aktual duke ridrejtuar fokusin tuaj në aktivitete, që kërkojnë vëmendje të plotë, të tilla si: ecje në natyrë, ushtrime fizike, gatime, këndim, vizatim ose hobi të tjera.
Praktimi i teknikave relaksuese – teknikat relaksuese si meditmi ose joga- ndihmojnë në menaxhimin e frymëmarrjes dhe frymënxjerrjes, relaksimin e muskujve, reduktimin e ankthit dhe zhvendosjen e vëmendjes në një destinacion të ri relaksues. Praktimi i teknikave relaksuese ndihmon në reduktimin e të menduarit e tepërt.
Reflektimi – Në vend që të luftoni vazhdimisht me mendimet tuaja, jepni vetës mundësi të ndani një kohë të caktuar çdo ditë për të reflektuar mbi to. Një praktikë e tillë ndihmon t’i keni në kontroll mendimet tuaja dhe gjithashtu zvogëlon tendencën për të menduar shumë gjatë gjithë ditës.
Konsulta me psikolog – Në rastet kur jeni të lodhur nga mendimet e tepërta, nga pafuqia e menaxhimit të këtyre mendimeve dhe nga pamundësia e fokusit në obligimet e përditshme, atëherë është momenti të drejtoheni për konsultë me psikolog klinik ose terapist.
Kërkimi i ndihmës profesionale me një terapist është shumë i nevojshëm dhe i dobishëm, pasiqë ndihmon në menaxhimin e të menduarit të tepërt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ky stimulues i vogël i shtyllës kurrizore një ditë mund të ketë një ndikim të madh te njerëzit me paralizë

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë