LAJMI I FUNDIT:

A do të mbetet Kosova në radarin e Evropës?

A do të mbetet Kosova në radarin e Evropës?

Javët e fundit, ideja për një mision evropian në Ukrainë ka marrë vrull. Nëse realizohet, mund t’i ripërcaktojmë prioritetet e sigurisë në Evropë.Por, si do ta ndikonte praninë e NATO-s në Kosovë? Më pak vëmendje, më shumë rrezik, parashohin disa analistë.

Ndërsa Evropa shqyrton dërgimin e trupave në Ukrainë, në lojë hyn edhe një fron tjetër: Kosova.

Me mijëra paqeruajtës evropianë të dislokuar në vend, a mund të ndodh që përqendrimi i burimeve dhe vëmendjes në lindje ta lërë Kosovën më të cenueshme? NATO e siguron që jo.


Në një përgjigje dhënë Radios Evropa e Lirë, një zyrtar i Aleancës thotë se NATO-ja prej kohësh është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, “ne do të vazhdojmë të kontribuojmë në këtë drejtim së bashku me angazhime tjera që mund t’i marrin aleatët”.

Misioni i paqeruajtës i NATO-s KFOR është vendosur në Kosovë pas përfundimit të luftës më 1999.
Aktualisht ka mbi 4600 trupa, shumica dërrmuese e tyre evropiane.
Italia prinë me mbi 1,200. Pastaj vijnë shtete tjera si Hungaria, Turqia, Gjermania, Polonia apo Zvicra me qindra ushtarë.

Në Bosnjë-Hercegovinë gjithashtu prej dekadash ka një emision paqeruajtës që përbëhet prej forcave evropiane me 1100 ushtarë dhe 3500 të tjerë rezervë EUFOR-i ofron mbështetje për institucionet e këtij vendi në ruajtjen e paqes që nga viti 2004, kur i ka zëvendësuar forcat e NATO-s.

Shefi i NATO-s Mark Rute ishte në Bosnje dhe në Kosovë pikërisht këtë muaj, në një takim me gazetarët në Prishtinë, më 11 mars.

Ai tha se angazhimi i NATO-s në rajon mbetet i fuqishëm edhe sot e kësaj dite.

Ai tha se dërgimi eventual i trupave evropiane në Ukrainë, do të mund të ndikonte në rishikimin e pranisë së huaj ushtarake në Ballkan, por nuk tha se si apo kur.

“Është shumë herët të flitet sepse së pari duhet të arrihet marrëveshje për paqen në Ukrainë apo për armëpushim, përpara se të filloni ta ruani atë”, deklaroi ai.

Britania dhe Franca po udhëheqin përpjekjet për mbledhjen e një force ushtarake që do të vendosej në Ukrainë në rast të armëpushimit.

Kjo pasi presidenti amerikan, Donald Tramp, inicioi bisedimet për një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, tre vjet pasi shteti rus nisi pushtimin në shkallë të plotë të fqinjët të tij.

“Mbretëria e Bashkuar dhe Franca po udhëheqin së bashku plane për aranzhimin e garancive të sigurisë për Ukrainën. Ne po e bëjmë këtë punë së bashku, po bashkëpunojmë ngushtë me vendet partnerët dhe po përpiqemi të krijojmë një koalicion vullnetarësh nga Evropa dhe më gjerë”.

Pas një takimi të udhëheqësve evropian të enjten në Paris, presidenti i Francës Emmanuel Macron, tha se ata u pajtuan që t’i shqyrtonin çështjet specifike ligjore rreth çfarëdo Force Evropiane të Sigurisë për Ukrainën dhe të raportonin pas tri javësh.

Kryeministri britanik Starmer tha më herët se misioni nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e SHBA-së, por SHBA-ja ishte e ftohtë ndaj idesë së ndonjë roli ushtarak në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov tha po ashtu si për Rusinë do të ishte e papranueshme prania e forcave të vendeve të NATO-s në Ukrainë, në secilën rrethanë sipas tij.

Disa vëzhgues si Tim Less nga qendra për gjeopolitikë e Universitetit të Kembrixhit nuk presin që ky mision të formohet pikërisht për shkak të këtyre kundërshtimeve.

Në vend të tillë e shpreh që Evropa t’i fortifikojë shtetet që janë më të shqetësuara nga kërcënimi rus ato të Baltikut, Polonia, Rumania apo Moldavia.

“Nëse vlerëson se Ballkani është në front për t’u ballafaquar me Rusinë, atëherë mendoj se do të shohim një militarizim më të madh, sidomos të Kosovës dhe Bosnjës. Por, nëse ndodh skenari i parë, ai do të kërkonte një lloj rialokimi të burimeve larg Ballkanit, drejt atyre vendeve të tjera, në atë rast Serbisë do t’i dërgohej mesazhi qartë se nuk do të përballej me kundërshtime nëse i shtyn përpara qëllimet e veta politike”

Në mendim ndahen edhe Hikmet Karçiq, bashkëpunëtor hulumtues në Universitetin e Sarajevës dhe autor i librit Torturë – poshtërim-vrasje brenda sistemit të kampit serb të Bosnjës.
Rendosja e vëmendjes mund të krijojë boshllëqe në siguri sipas tij.

“Çdo dhunë që ndodh në rajon ka potencial të përhapet nga një vend në tjetrin, në Bosnje, Kosovë, Mal të Zi, Serbi, Maqedoni të Veriut. E kemi parë këtë edhe në të kaluarën, por viteve të fundit ka qenë fokusi i perëndimit i NATO që e ka mbrojtur rajonin. Në Kosovë për shembull, prania e trupave të huaja është arsyeja kryesore përse Serbia nuk ka bërë përpjekje përveç para gati dy vjetësh në Banjskë ta sulmojë fizikisht atë”, ka deklaruar ai.

Jeta Loshaj, hulumtuese në Qendrën Kosovare për Studimet e Sigurisë pret që rajoni i Ballkanit të mbetet në radarin e Evropës dhe të zërë vendin në secilin plan për mbrojtje që ajo bën.
Këtë sipas saj e dëshmon edhe vizita që bëri shefi i NATO-s në Kosovë e paraprakisht edhe në Bosnjë.
Ja.

“Nuk e dimë qoftë se forcat e tilla do të mund të alokohen në Ukrainë, mirëpo në qoftë se vetë një vendim i atillë merret, atëherë i bie që Evropa veç ka investu në forca ushtarake dhe investimet që janë ba, që i kemi pa 800 miliardë, mendoj që do të kishte hapësirë edhe për Kosovë”, deklaroi ajo.

Loshaj u sugjeron institucioneve të Kosovës të mbeten në komunikim të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë qoftë me NATO-n si tërësi apo edhe me shtetet e saj veç e veç, ajo e vlerëson në mënyrë të veçantë nismën për bashkëpunim ushtarak që u ndërmor së voni nga Kosova, Shqipëria e Kroacia.

“Dërgon një mesazh gatishmërie për Kosovën për të gjetur mënyra tërthorazi për të forcuar kapacitetet e saj, por për të reflektuar ndaj situatave gjeopolitike”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili i synon një mandat të ri qeverisë, premtoi këtë javë mbi një miliard euro buxhet për Forcën e Sigurisë së vendit. Dhe përsëriti se Kosova do ta ndërtojë fabrikën e saj të municioneve dhe dronëve ushtarakë.

Tim Less nga Universiteti i Kembrixhit beson se Kosova duhet të ndërmarrë dy hapa kyç për të ruajtur vëmendjen e aleatëve të saj.

“Një është e lobimi aktiv te Perëndimi, duke promovuar idenë se Serbia është kërcënim për të dhe duhet të frenohet dhe nën dy, të investojë në sigurinë e saj duke ndërtuar ushtrinë e saj, duke ndërtuar rezervat e saj të armatimit e kështu me radhë në rast se i duhet të përballet me Serbinë drejtpërdrejt dhe pa ndihmë nga jashtë”, ka deklaruar ai.

Karçiq pajtohet se strategjitë e koordinuara diplomatike dhe ushtarake do të jenë vendimtare në balancimin e këtyre sfidave të njëkohshme të sigurisë.

Sipas tij, Perëndimi do të duhej ta ndihmonte Kosovën në forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake dhe të sigurisë përfshirë edhe rritjen e sigurisë kibernetike për të qenë në gjendje të mbrohet nga kërcënimet e mundshme.

Bosnja thotë se duhet ta inkurajojë që t’i kapërcejë ndarjet e saj politike dhe të ndërmarrë hapa për t’i forcuar institucionet dhe kapacitetet e saj të sigurisë.

Në të kundërtën, Karçiq thotë se Rusia do të plotësonte çdo vakum të mundshëm që do të lindte perëndimi.

“Rusia së bashku me mbështetësit e saj në Serbi dhe në Mal të Zi, do të përpiqej përfundimisht të pengonte zgjerimin e NATO-s në këtë zonë si dhe integrimin e saj në Bashkimin Evropian. Po ashtu do të bënte përpjekje për t’i destabilizuar edhe shtetet e NATO-s në Ballkan, si Mali i Zi. I kemi parë këto përpjekje edhe viteve të kaluara, sidomos me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut”, shtoi ai.

Dhe me një administratë amerikane që sinjalizon më pak përfshirje në çështjet evropiane, Kremlini mund të ndjejë më pak presion për veprimet e tij, qoftë në Ukrainë, qoftë në Ballkan, thotë profesori Lles.

“Inaugurimi i Donald Trampit më 20 janar, ishte një lloj bombë që shpërtheu në marrëdhëniet ndërkombëtare. Pothuajse kudo që shikoni, shihni një lloj të ndikimit të Trampit.

Në këtë klimë të pasigurt sfida për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi duket e qartë. Qëndroni në radar ose rrezikoni të mënjanoheni nga loja gjeopolitike, thonë analistët.

Por kjo kërkon një balancë të kujdesshme mes interesave të brendshme dhe atyre ndërkombëtare, diçka që kurrë nuk është e lehtë, sidomos në një rajon si Ballkan./Radio Evropa e Lirë/