Të krishterët mbyllin shkollat në Pakistan

Rreth 3,000 njerëz kanë sulmuar të shtunën një lagje të krishterë në qytetin Lahore, duke djegur rreth 200 shtëpi dhe dyqane.
Paul Bhatti, një këshilltar i kryeministrit, citohet të ketë thënë se shkollat do të mbeten mbyllur deri të martën.
Trazirat janë ndezur pasi një qytetar i krishterë është akuzuar për komente blasfemike në lidhje me Profetin Mohammad – çfarë në Pakistan paraqet krim të dënueshëm me vdekje.
Policia deri më tash ka arrestuar rreth 150 persona në lidhje me sulmin, transmeton REL.
Të dielën, të krishterët kanë protestuar anembanë Pakistanit, duke kërkuar mbrojtje më të madhe nga qeveria. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/03/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































