Trajneri i Prishtinës, Emmanuel Egbo, ka thënë se skuadra e tij do të shkojë në finale të Kupës së Kosovës.

Gjysmëfinalja e parë mes Prishtinës dhe Dritës u mbyll pa gola, me dy raste që VAR-i prishi festën e kryeqytetasve.


“Ne llogaritim në çdo lojtar që është duke stërvitur me ekipin e parë. Të gjithë që kanë luajtur sot e kanë merituar plotësisht”.

434091343 1046868810412451 2771795208639966490 n

“Sa i takon ndeshjes, nuk do të merrem me golin e anuluar e penalltinë e anuluar”.

“I kemi edhe 90 minuta, do të japim maksimumin tonë që të shkojmë në finale. Kishim përkrahjen e tifozëve, që janë lojtari i 12-të. Presim që t’i kemi përkrah edhe në ndeshjen në udhëtim”, ka thënë Egbo. /Telegrafi/

telegrafi sport app