Regjisorët gjithmonë rrezikojnë kur bëjnë filma në një gjuhë tjetër, shkruan Caspar Salmon. Shkrimin e tij Telegrafi e sjell më poshtë.
Është fakt i pranuar në mënyrë universale në botën e kinemasë, se kur një autor i njohur e bën filmin e tij të parë jashtë gjuhës amtare, ai është duke e përgatitur një gjë pa shumë vlera. Ndaj, ishin alarmuese lajmet se Hirokazu Kore-eda po punon në një film në frëngjisht, pas suksesit me Palmën e Artë me filmin “Manbiki Kazoku” (Familja e hajnave të dyqaneve). A do të detyrohet bota të durojë një tjetër film si “My Blueberry Night” (Netët e mia të boronicës) – një limonadë e shërbyer nga Wong Kar-wai në debutimin e tij të parë në gjuhën angleze më 2007, pas dy dekadave të punës shumë të vlerësuar në Japoni?
Filmi i Kore-eda-s, “La Vérité” (E vërteta), nuk është dështim, por ka një mjegull të dendur rreth tij, një lloj monotonie, diçka që nuk ia del mbanë – mbase për faktin se mjeshtri po xhironte jashtë Japonisë. Pjesa tjetër e temës është aty: familja, kujtesa dhe mashtrimet e saj, fëmijëria dhe aktet e rastësishme të mizorisë që ia shkaktojmë njëri-tjetrit. Por, kjo histori që vë përballë njëra-tjetrës aktoret Catherine Deneuve dhe Juliette Binoche – si nënë e bijë të armiqësuara – është më pak e fuqishme se puna e tij e zakonshme. Këtij ndërlikimi i shtohet fakti se burri i Binoche-s luhet nga Ethan Hawke, frëngjishtja e të cilit në rastin më të mirë është e çalë, kështu që aktori rri në heshtje, duke buzëqeshur teksa njerëzit përreth tij rrëfehen në frëngjisht, e herë pas here luan pak në kitarë. Diçka po shkon keq.
Problemet në situatat e tilla janë të shumëfishta, por dy janë kryesoret: si ta krijosh një dialog autentik dhe si t’i drejtosh aktorët teksa nuk e flet gjuhën e tyre. Në një version frëngjisht të filmit të shquar “Jodaí-e Nadér az Simín” (Ndarja), regjisori Asghar Farhadi foli në farsi, me një përkthyes që i transmetoi fjalët e tij në frëngjisht. Rreziku ashiqare shihet, por filmi “Le Passé” (E kaluara) është relativisht autentik për kohën dhe për vendin, megjithëse është e dukshme rënia e cilësisë nga “Ndarja”.
Shembujt tjerë janë të shumtë. Ky muaj shënohet me daljen në kinema të filmit “Little Joe” (Xhoi i vogël), nga regjisorja austriake Joeica Hausner – filmi i saj i parë në gjuhën angleze pas një serie lëvdatash për filmat tjerë, përfshirë ata në frëngjisht, “Lourdes” (Lurdi) dhe “Amour Fou” (Dashuria e çmendur). Ishin ca dilema kur vitin e kaluar filmi u shfaq në Kanë dhe, përkundër guximit të saj, është vështirë të zbërthehet sesa ishte e qëllimshme e pazakonshmja. Filmat e Hausner-it gjithmonë ishin të prirë drejt të qëllimshmes, por kjo është ajo paqartësia për të cilën filmi nuk ka pasë nevojë.
Yorgos Lanthimos paraqet një histori të rrallë suksesi, në kohët e fundit. Pas vlerësimeve për filmat e tij “Kynodontas” (Dhëmbi) dhe “Alpeis” (Aplet), regjisori grek merr vlerësime më të mëdha për filmat “The Lobster” (Karavidhja) dhe “The Favorite” (Favoritja) për të cilën Olivia Colman vitin e kaluar e fitoi çmimin Oscar. “Karavidhja” funksionon mbase edhe më mirë për efektin e çuditshëm distancues të gjuhës në të. Personazhet e Lanthimos-it, të gjithë flasin me një stakato të çuditshme, dhe aty ka një boshllëk, një ndjenjë zhvendosjeje prapa dialogut i cili shpesh bën që personazhet të flasin pa nevojë. Kjo funksionon mjaft mirë në anglisht; mbi të gjitha, qëllimi i regjisorit nuk ishte të riprodhojë modelin autentik të fjalimeve të periudhës së “Favorites”.
Ndoshta nuk është rastësi që Bong Joon-ho e arriti kulimin e karrierës me filmin “Gisaengchung” (Paraziti), një film në gjuhën koreane (regjisori madje i tha publikut në Golden Globes: ‘Sapo ta kapërceni pengesën prej një inçi të gjatë të titrave, do të njiheni me kaq shumë filma të mahnitshëm”). Filmat e tij “Seolgungnyeolcha” (Përmes borës) dhe “Okja” (që janë në dy gjuhë, atë angleze dhe koreane – v.j.) i kanë adhuruesit e vet (unë nuk jam në mesin e tyre), por është e qartë se i gjithë përqendrimi i tij, saktësia e tij shkoi te fituesi i çmimit Oscar që e dëshmon një zotërim të rrallë të karakterit, të vendit dhe të klasës ekonomike. Ajo ndjenjë e familjaritetit dhe e njohurisë na del në ekran.
Ndërkohë, vijnë lajmet se Pedro Almodovar do ta bëjë filmin e tij të parë në anglisht, pas një karriere prej disa dekadash me filmat spanjollë, ndërsa fituesi i Palmës së Artë, Apichatpong Weerasethakul, do të shfaq filmin “Memoria” (Kujtesa) ku luan Tilda Swinton. Filmi i fundit duket më pak shqetësues – qasja e prajt e regjisorit tajlandez nuk lidhet shumë me gjuhën – por ka disa arsye pse duhet të shqetësohemi me të parin. Filmat e Almodóvar-it janë rrënjosur në mënyrë të pazakontë në fjali, te lokalja, në veçoritë kulturore… e këto gjëra mund të eliminohen.
Me globalizimin vjen një thyerje e barrierave: regjisorët mund t’i lëvizin dhe mbjellin vizionet e tyre kudo që dëshirojnë, por në kinematë e dominuara nga të tjerët, sa herë që regjisorët e mëdhenj do të enden në ato toka, mbase do të ketë humbje të disa kualiteteve, të vizionit të theksuar dhe perspektivës më lartë dhe më individuale. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Fishta në Konferencën ndërkombëtare: O ta gjejë ky serbi bishtin e shqiptarëve, o të dalë jashtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/shkrimi-i-gjergj-fisht-euml-s-102-vjet-m-euml-par-euml-shqiptar-euml-t-presin-ccedil-far-euml-u-jep-europa_hd-780x439.jpg)
Fishta në Konferencën ndërkombëtare: O ta gjejë ky serbi bishtin e shqiptarëve, o të dalë jashtë
![Refuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/Leka-Zogu-e1737640112517-780x439.jpg)
Refuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve
Jam një 17-vjeçare e varur nga TikTok-u, ndaj kam nevojë për këtë ndalim
DHEZE NJI PURO
![“Sinkron dihatjesh”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/07/gjergj-meta-2-e1509912318538-780x439.jpg)
“Sinkron dihatjesh”
“Shkrimtari” i izolimit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe