Në qytetin e Tetovës, të gjitha 117 vendvotimet janë hapur në kohë. Të drejtë vote kanë 87,987 qytetarë. Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme kanë votuar rreth 62 persona të dënuar nga Burgu i Tetovës dhe 99 persona të sëmurë.

“Të gjitha vendvotimet në qytetin e Tetovës janë hapur, të gjitha 117 vendvotimet. Paraqiten probleme teknike me pajisjes bimetrike për identifikimin e votuesve, mirëpo janë të angazhuar edhe personat e IT-së nga ana e KSHZ-së, që në çdo objekt shkollor ka nga një person përgjegjës të IT-së”, tha Nazmi Dauti, kryetar i KKZ-Tetovë.


Për zgjedhjet lokale në RMV janë regjistruar 1.832.415 votues të cilët pritet të votojnë në 3.480 qendra votimi në vend për 309 kandidatë për kryetar komune dhe 576 lista kandidatësh për anëtarë të këshillave komunale, ose gjithsej 10.490 kandidatë.