Site icon Telegrafi

“Të dua fort” – Stresi ia uron ditëlindjen Kejsit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova

Reperi i njohur Stresi që kur nisi rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Kosova vazhdimisht ka folur edhe për ish-gruan e tij, Kejsi.

Rap-artisti ka kërkuar që të rikthehet me të madje që edhe ajo të vijë ta takoj apo t’i dërgoj ndonjë mesazh.

Kjo gjë ndodhi dhe vetëm pak javë më parë, Kejsi i dërgoi një video-mesazh reperit duke i kërkuar që të mos fliste për gjërat e tyre private, megjithatë ajo po e mbështetë nga larg dhe këtë do të vazhdojë të bëjë.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Ndërkohë, gjatë spektaklit të mbrëmshëm (e premte), Stresi e ka shfrytëzuar rastin për t’u uruar asaj ditëlindjen.

Lexo po ashtu Dafina Dauti bën rrëfimin prekës, sfida me sëmundjen e të bijës dhe lufta për të fituar kujdestarin e tyre

“Do të doja që të bëja një urim për ditëlindjen e një person shumë të shtrenjtë dhe shumë i rëndësishëm në familjen time, ia uroj me gjithë shpirt, jam mashkull dhe jam burrë mbi burra dhe i them që e dua fort dhe të behet edhe 100 vjeçe dhe e pres sa më shpejt, urime ditëlindjen Kejsi”, ka thënë Stresi.

Ndryshe, theksojmë që e eliminuara e radhës nga shtëpia e famshme e BBVK ishte banorja nga Shqipëria, Vivien Thano. /Telegrafi/

Exit mobile version