Vajza, hapni sytë mirë, sepse këta meshkuj ende nuk kanë gjetur zonjën e Vërtetë të tyre.
Këta meshkuj janë të suksesshëm, të talentuar, të pasur dhe të bukur. Për të gjitha këto kualitete që i theksuam, janë vënë në listën e beqarëve më të dëshiruar të cilën e ka përpiluar revista Glamour.
Shikoni nëse në mesin e tyre gjendet favoriti juaj, transmeton Telegrafi.
Leonardo Dicaprio (42)
Njëri ndër aktorët aktualisht më të suksesshëm dhe beqar i përbetuar, prandaj është edhe një arsye plus përse gjithmonë gjendet në listat e meshkujve më të dëshiruar.
Leo i bukur dhe i talentuar pas vete ka një sërë lidhjesh të gjata me bukuroshe të ndryshme, mirëpo deri tani asnjërën nuk e ka çuar para oltari.
Ronan Farrow (29)
I biri i Mia Farrow-it dhe Woody Allen-it, pas vete ka karrierë impresive. Ronan është gazetar, avokat, aktivist dhe ish-këshilltar i Qeverisë amerikane me diploma të Oxfordit dhe të Yales.
Ka trashëguar bukurinë e nënës dhe karakterin e filantropit.
Jack Dorsey (40)
Programues amerikan dhe biznesmen, bashkëthemelues i Twiter-it. Është shpallur njëri ndër novatorët më të mirë të rinj në botë.
Falë nuhatjes së shkëlqyeshme të ndërmarrësisë, Jack-u i megasuksesshëm tani vlen pothuajse 3 miliardë dollarë.
Drew Houston (34)
Ndërmarrës amerikan i diplomuar në informatikë në MIT-in prestigjioz. Është themelues i platformës online Dropbox, për ruajtjen e të dhënave, ndërkaq revista Forbes pasurinë e tij e vlerëson në 1,4 miliardë dollarë.
Brayan Chesky (36)
Ndërmarrës amerikan dhe themelues i platformës Airbnb, e cila përdoruesve të internetit u mundëson lehtësisht marrjee dhe dhënie me qira të njësive në gjithë botën.
Sivjet ai i është bashkuar grupit të miliarderëve të tubuar në iniciativën “The GivingPledge”, të cilët janë obliguar që gjatë jetës të dhurojnë shumicën e pasurisë. /Telegrafi/