Reperja e njohur nga Prizreni, Tayna, është një ndër artistet më të pëlqyera të momentit.

Fama e saj tashmë duket se ka kaluar edhe kufijtë, gjersa projektet që janë kthyer në hite, kanë nisur të dëgjohen kudo, madje edhe nga personazhe me famë botërore.


Këtë gjë e bëri të ditur edhe postimi i yllit të Realit, Vinicius Junior në profilin e tij muaj më parë, i cili ndau në InstaStory pjesë nga kënga e reperes shqiptare, "Sicko" dhe herë pas here i komentonte imazhet e 23-vjeçares.

Që të dy tashmë ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe tani duket se ishte radhe e Doruntina Shalës (emri i vërtetë i reperes) që t'i bëjë një koment publik futbollistit të famshëm.

Meqë Real Madrid mposhti Barcelonën me rezultat 2:0, reperja ka komentuar në foton e Vinicius dy duar në shenjë përgëzimi.

Ky koment i saj u bë viral marrë parasysh që kjo është hera parë që Tayna bën një veprim të tillë ndaj tij.

vini Vinicius Junior (Foto: Instagram)

Tayna ndryshe në një intervistë të dhënë më parë deklaroi se ruan kontakte të mira virtuale me Vinicius, madje zbuloi një nga bisedat me të. /Telegrafi/