Site icon Telegrafi

Taylor Swift “zhduket” nga rrjetet sociale, fshin gjithçka! (Foto)

Numëronte mbi 102 milionë ndjekës në Instagram, dhe 85 milionë në Twitter, por Taylor Swift vendosi t’i jap fund gjithçkaje, duke i fshirë llogaritë e saj nga rrjetet sociale.

Të njëjtën gjë, ajo ka bërë edhe me llogarinë e saj në Facebook, ku ka fshirë çdo postim të bërë që pas vitit 2015, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet arsyeja që çoi këngëtaren të marrë këtë vendim, megjithatë burime pranë saj aludojnë në diçka të madhe, si paralajmërimin e albumit të saj të gjashtë.

Taylor Swift

Ndërkohë, BBC shkruan se ka gjasa të jetë thjesht një rastësi, ose ndoshta ajo është viktimë e radhës e një sulmi kibernetik.

Ndërkohë komentet e fansave kanë qenë të shumtë, veçanërisht ata që duan rikthimin e këngëtares.

‘TS po rikthehet’,ka qenë hashtagu më i shpërndarë nga fansat lidhur me këtë ngjarje, ndërsa një fanse e zjarrtë e saj kishe komentuar: “Kam frikë të shkoj të fle.. po sikur Taylor të publikojë një këngë të re’, me dëshirën që ajo të rikthehet.

Lexo po ashtu Taylor Swift fiton gjyqin për ngacmim seksual, befason me dëmshpërblimin që kërkon

Taylor Swift ka qenë shpesh herë e paragjykuar edhe për jetën e saj private, ndaj shumë fansa e kanë kritikuar dhe parë të arsyeshëm largimin e saj nga rrjetet sociale.

“Gjithçka bosh, ashtu si koka e saj”, ishte një nga komentet në “DailyMail”. /Telegrafi/

Exit mobile version