LAJMI I FUNDIT:

TAV-Maqedoni: Momentalisht nuk kemi informacione për ndërprerjen e fluturimeve nga Sofja

TAV-Maqedoni: Momentalisht nuk kemi informacione për ndërprerjen e fluturimeve nga Sofja

Nga “TAV Maqedoni” këtë pasdite njoftuan se për momentin nuk kanë informacione nga kompani ajrore për ndërprerjen e linjës ajrore Sofje-Shkup.

“Për momentin nuk kemi kurrfarë informata nga ana e kompanisë ajrore për ndërprerje në orarin e paralajmëruar të fluturimeve”, thuhet në përgjigjen që AIM e kërkoi nga “TAV Maqedoni” pas informatave se kompania ajrore “Guliver” e ndërpret shitjen e biletave për këtë linjë.

Një pjesë e mediumeve, duke i’u referuar portalit të specializuar për shitjen e biletave “Eks Ju aviacia” publikuan se nga 21 maji ndërpritet shitja e biletave ajrore për fluturimet Sofje-Shkup, për shkak të joprofitabilitetit.


Nga Qeveria informojnë se vendosja e linjës ajrore nuk është subvencionuar nga ana e tyre dhe se për të gjitha përgjigjet udhëzuan në adresën e kompanisë ajrore.

“Në lidhje me linjën-ajrore Sofje-Shkup, Ju informojmë se kompania ajrore e cila e operon këtë fluturim nuk ka lidhur marrëveshje për mbështetje financiare me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë për Transport dhe Lidhje. Sipas informatave me të cilat disponojmë, kompania ajrore ka miratuar termine për fluturime dhe ulje edhe gjatë këtij muaji”, qëndron në përgjigjen e Qeverisë.

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve tha se me siguri arsye për ndërprerjen janë negociatat që i udhëheq kompania ajrore me Qeverinë bullgare në pjesën e subvencionimit.

“Kur e shqyrtuam këtë çështje, diskutuam dy opsione. Opsioni i parë ishte të jetë tërësisht komercial, gjegjësisht nëse do të kishte interes nga pasagjerët, dhe opsioni i dytë – të subvencionohej nga qeveritë dhe Republika e Bullgarisë mori përsipër të subvencionojë. Unë mendoj se faza e parë ishte një përpjekje për të parë përfitimin komercial. Sipas informacioneve të mia, mendoj se ky pezullim është proces i negociatave ndërmjet kompanisë dhe Qeverisë nëse do të ketë mbështetje apo jo”, tha Osmani.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori