LAJMI I FUNDIT:

Taravari: Reagimi i Snopçes për projektligjin për “branitellat” ka qenë ashtu siç duhet

Taravari: Reagimi i Snopçes për projektligjin për “branitellat” ka qenë ashtu siç duhet

Ministri i Shëndetësisë dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari, i cili po merr pjesë në Asamblenë e 79-të të Përgjithshme të OKB-së, tha se marrëdhëniet mes partnerëve në koalicionin e udhëhequr nga OBRM-PDUKM, ku janë VLEN dhe ZNAM, janë korrekte dhe se kjo Qeveri do të vazhdojë të funksionojë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qeveria, thotë ai, ka një strategji afatgjatë, por nevojitet konsultim dhe sinkronizim më i shpeshtë mes partive në pushtet.

Siç njofton gazetari i AIM-s nga New York, Taravari këtë e ka thënë pas deklaratave të djeshme të Halil Snopçes se VLEN do të largohet nga koalicioni qeveritar nëse miratohet ligji për “branitellat” dhe kryeministrit Hristijan Mickoski i cili i ka uruar fat deputetit nëse kjo ndodh.


“Mund të them se raportet mes VLEN-it dhe OBRM-PDUKM-së janë mjaft korrekte. Në nivelin e kryetarëve të partive. Normalisht kemi struktura nga të gjitha partitë VLEN dhe OBRM-PDUKM. Ndoshta ka pasur ndonjë keqkuptim të vogël diku që nuk mund të them të njëjtën gjë për ZNAM dhe VLEN. Megjithatë, përsëri do të them se marrëdhëniet mes partnerëve në koalicionin e udhëhequr nga OBRM-PDUKM, ku janë VLEN dhe ZNAM janë korrekte dhe jemi munduar të jemi sa më sinkron këto njëqind ditë, por diku ka pasur keqkuptime, diku ka pasur shpërthime që nuk ishin të koordinuara si duhet, prandaj duhet kohë që të sinkronizohen plotësisht dhe dhe ta shohin qytetarët. Megjithatë, në përgjithësi mund të them se pritshmëritë e qytetarëve nga kjo shumicë ishin të mëdha”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Nuk është e mundur, theksoi Taravari, të realizohen të gjitha premtimet parazgjedhore vetëm në njëqind ditë. Ka defokusime të vazhdueshme nga ajo që është bërë në këto njëqinditë, veçanërisht në bllokun shqiptar. Sipas tij, janë bërë gjëra të mëdha.

Ai beson se reagimi i Snopçes ndaj ligjit për “branitellat” ka qenë, siç tha ai, ashtu siç duhet, por shpreson që në shumicën qeveritare të ketë koordinim dhe “ky problem i vogël” të tejkalohet.

“Ligji për “branitellat” është miratuar pesë herë që nga viti 2002 dhe kjo është hera e gjashtë dhe nuk besoj se pa dashje LSDM-ja e ka dorëzuar këtë pikë për “branitellat” së pari në shkurt të vitit 2024 kur i kanë shkarkuar dy ministrat Aziri dhe Fatmir Mexhiti dhe të dytin tani pikërisht kur ishin pika të rëndësishme të rendit të ditës në Parlament. Ata vendosën edhe ligjin për “branitellat” si pikë emergjente. Në përgjithësi, mendoj se kur planifikojmë të prezantojmë diçka si Qeveri, duhet të sinkronizojmë dhe të njoftojmë njëri-tjetrin, ndaj edhe reagimi i zotit Snopçe ishte në këtë drejtim. Pra, ne nuk jemi të njoftuar, jemi në thelb kundër çdo gjëje që të kalojë pa rënë dakord mes nesh. Reagimi i Snopçes ka qenë ashtu siç duhet dhe shpresoj se do të kemi një koordinim mes nesh dhe do ta kalojmë këtë problem të vogël që po përpiqet BDI-ja me LSDM-në. Mendoj se janë të koordinuar për të vënë, për të mbjellë shkëndija në funksionimin e koalicionit në shumicën qeverisëse”, tha Taravari./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori