Taravari: Krahu i kontrolluar nga Rusia në OBRM-PDUKM dëshiron të më paraqesë si radikal dhe të korruptuar

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ndaj akuzave të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM,. Taravari theksoi se “me retorikë anti-shqiptare OBRM-PDUKM vetëm po dëmton veten, pasi pas zgjedhjeve të ardhshme nuk do të mund të gjejë një partner shqiptar për të bashkëpunuar”.
“Me këtë fjalor që përdor OBRM-PDUKM-ja dhe Levica, me këtë fjalor anti shqiptar në çdo paraqitje se çdo gjë që u pengon janë shqiptarët, paraqet një atmosferë të përgjithshme në shtet sikurse shqiptarët janë ata që e pengojnë shtetin, duan ta ndryshojnë Kushtetutën me çdo kusht, bëjnë gjithçka që gjoja maqedonasit mos ekzistojnë apo se janë kundër maqedonasve. Kjo do krijojë menjëherë anti dotin e tyre. Prandaj them se do të ketë një kthesë të jashtëzakonshme. Shqipëria do të vazhdojë negociatat, ne do mbetemi me veton bullgare, krizën ekonomike, ikjen e të rinjve dhe frustrimet që do paraqiten te popullata në përgjithësi. Pastaj, çdo krizë sjell mosmarrëveshje të reja të cilat pastaj mund ta ngatërrojnë komplet funksionimin e shtetit”, deklaroi kreu i ASh-së, Arben Taravari në emisionin “Argument” në TVM2.
Duke folur më tej mbi akuzat e OBRM-PDUKM-së, Taravari tha se “krahu i kontrolluar nga Rusia duan të më paraqesin si radikal dhe të korruptuar”.
“Në OBRM-PDUKM ka një pjesë që ata e dinë, sidomos anëtarët e OBRM-PDUKM-së se ka një fraksion rus aty. E dinë edhe vetë partiakët e tyre se kjo ndodh sidomos nga Nikollovski i cili e dominon edhe Mickoskin, e kam përshtypjen se nuk e përfill dhe vazhdimisht ka do teza të cilat nuk mund t’i kuptojë as vetë si mund t’i përdorë. Dy qëllime kanë me atë propagandën ruse, shkaku është stagnimi i OBRM-PDUKM-së që ta paraqesin Taravarin si radikal, si njeri nacionalist, shovenist, ultra nacionalist dhe e dyta se jam i korruptuar. Këto janë dy pikësynimet e grupit pro rus të OBRM-PDUKM-së”.
“Radikalizimin e lidhin me atë që kam thënë se nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese do ketë radikalizim të situatës, dhe ata vazhduan me kolumna, shkrime, nëpër debate thonë se Taravari do radikalizohet, do ta destabilizon shtetin dhe do luftë. Me atë që duan të më nxjerrin të korruptuar, duhet ta dinë se e kam thënë disa herë që unë nuk shantazhohen dhe nuk mund të korruptohem. Në atë moment kur do jem i shantazhuar, nuk merrem me politikë, shkoj në pension. Tani shpikin diçka se gjoja dikush më ka dhënë diçka për të hyrë në qeveri, unë shtëpinë në Shkup e kam nga viti 2021 dhe e kam të paraqitur në listën anketuese”, deklaroi më tej Taravari.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë