LAJMI I FUNDIT:

Taravari: Ka informacione se është gjetur koncentrim i vogël i formaldehidit në sallat e operacionit

Taravari: Ka informacione se është gjetur koncentrim i vogël i formaldehidit në sallat e operacionit

Koncentrim i vogël i formaldehidit është gjetur në sallat e operacionit, por ende nuk ka informacione zyrtare. Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari thotë se në momentin që do ketë informacione zyrtare do të bëhen publike.

Ministri I Shëndetësisë Arben Taravari njofoton se ka disa informacione se në sallat e operacionit në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, është gjetur koncentrim i vogël i formaldehidit, por për të njëjtat ende nuk ka informacione zyrtare.

Taravari njoftoi se janë duke punuar për blerjen dhe instalimin e një stacioni të ri të kompresoreve, me të cilin sipas tij, ky problem do të zgjidhet së shpejti.


”Çfarëdo që t’ju them do të jetë joformale, e pasaktë, e pasigurt. Prisni, jemi transparentë, gjithçka që marrim e ndajmë me publikun dhe gazetarët . Tani për tani shumica e sallave t operacionit në Qendrën Klinike janë duke funksionuar dhe shpresoj se kështu do të vazhdojmë”, tha Taravari.

Për momentin Taravari thotë se më shumë se gjysma e sallave të operacionit në Qendrën Klinike janë në funksion dhe se gjatë kësaj vere do të menaxhohet situata me sallat e operacionit në Spitalin e Qytetit “Shën Naum i Ohrit” dhe “8 Shtatori”. Ndryshe, sistemi qendror i oksigjenit dhe ajrit të kompresuar në sallat e kirurgjisë në Qendrën Klinike janë jashtë funksionit që nga data 18 maj për shkak të erës së pakëndshme. Ndërkaq, më 1 qershor ishte shpallur tender nga Ministria e Shëndetësisë për blerjen e një stacioni të ri kompresor, por dështoi pasi në adresën e Ministrisë nuk mbërriti asnjë ofertë.

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori