Komuna e Prishtinës vazhdon të ketë telashe të mëdha me taksistët ilegalë që operojnë nëpër rrugët e kryeqytetit.
Ndërkohë, kur këta të fundit vazhdojnë të justifikohen me numrin e vogël të inspektorëve, një numër i madh i tyre vazhdojnë të qarkullojnë lirshëm në qytet. Ndërsa, vetëm 400 prej tyre gjatë këtij viti u janë shqiptuar gjoba.
Qytetarët për këtë gjendje fajësojnë inspektoriatin e Komunës së Prishtinës.
Tollovia në trafik dhe numri i madh i veturave po shkakton kokëçarje për këmbësorët e në veçanti për personat me aftësi të kufizuara.
Infrastruktura jo e duhur po e pamundëson lëvizjen e tyre të lirë, ku jeta e kësaj kategorie po vazhdon të bëhet edhe më e vështirë.
Për Naim Hajdarin, nga Prishtina, hall i madh është edhe si të lëviz në trotuare.
Sipas tij edhe hapësira e cila është e dedikuar për këmëbësorë po zihet pikërisht nga taksistë ilegalë.
“Taksistët ilegalë shumë e bllokojnë rrugën, për shkak të transportit publik, që është këtu shumë e konfrontume, por edhe si person me aftësi të kufizuara nuk kam qasje në trotuar prej tyre. Nuk kam kah shkoj. E kam të thyer këmbën, ma ka shkel kerri midis rrugës. E, me pas trafik urban qysh duhet, nuk ka me pas edhe taksistë ilegalë”, tregon Hajdari për KosovaPress.
Fajtor për këtë gjendje, ai bën Inspektoriatin, pasi që sipas tij ata nuk janë duke kryer punën e tyre siç duhet.
“Fare nuk janë duke e kryer punën mirë. Janë por nuk dalin kurrë. Kurrë nuk kom pa që e kanë ndal dikon inspektoriati”, shtoi ai.
Ky nuk është qytetari i vetëm, i cili ankohet për taksitë ilegale. Për Muhamet Rracin, prania e tyre, po e bllokon tërësisht qarkullimin në qytet.
Mirëpo, sipas tij ata janë të detyruar të dalin të punojnë.
“Sikur të ishte çdo gjë në rregull, të ishte punësimi në nivelin e duhur të qytetarëve, atëherë me të vërtetë do të ishte shumë e drejtë, mos me pengu, se po e pengojnë, po e bllokojnë. Mirëpo, një pjesë e madhe e qytetarëve, janë me të ardhura të vogla, janë me skame, janë të detyruem me dal edhe me punu”, thotë Rraci.
Vetëm gjatë vitit të kaluar, Inspektoriati i komunës së Prishtinës ka inicuar rreth një mijë lëndë drejt gjykatës. Mirëpo, hiç më mirë nuk ka qenë gjendja as gjatë këtij viti.
Udhëheqës i sektorit të rendit komunal në Drejtorinë e Inspeksionit në komunën e Prishtinës, Alban Ymeri, ka treguar për Kosova Press se gjatë këtij viti janë shqiptuar 400 gjoba për taksitë ilegal.
“Gjatë këtij viti dikun rreth 400 automjeteve veç u janë shqiptuar gjoba, do të thotë, edhe me i inicu lëndët në gjykatë, të cilët kanë qenë duke ushtruar këtë veprimtari ilagale. Kemi rast kur të njëjtit vazhdojnë edhe pas inicimit të lëndës, kemi raste edhe kur i kemi konfiskuar automjetin për herën e parë, ndërsa të njëjtit kanë vazhduar herën e dytë. Mirëpo, me ligj parashihet që për recidivistë do të thotë ata që e përsërisin veprën, kohëzgjatja e konfisikimit shkon deri në pesë ditë”, thotë Ymeri.
E gjoba për taksistët ilegalë është 800 euro. Siç tha Ymeri kërkesat janë shumë të mëdha për leje për taksi. Por, sipas tij komuna e Prishtinës e ka të pamundur që të legalizojë të gjithë.
“Komuna e Prishtinës, e ka numrin e caktuar të lejeve të punës, të cilat lëshohen. Aktualisht janë 700 leje legale që janë lëshu. Kërkesa është shumë e madhe. Kemi shumë taksistë ilegalë të cilët vijnë nga komunat tjera, përfshirë Fushë Kosovën, Podujevën, Lipjanin, Vushtrrnë, Mitrovicën. Dhe është e pamundur që të gjithë këtyre, tu plotësojmë kërkesat për taksi me leje”, tha Ymeri.
Vështirësi në vete sipas tij është numri i vogël i inspektorëve, ku në total, siç tha ai, janë 25. Megjithatë, ai e pranon se për shkak të taksive ilegale Prishtina është duke u ngulfatur, e madje çdo ditë ka problem në qarkullim. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tre vjet nga aksidenti në Bullgari ku humbën jetën 45 shtetas të RMV-së
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë