Takohen tregtarët nga Gostivari dhe Kosova, Bejta: Mbështesim bashkëpunimin mes tyre

Komuna e Gostivarit njofton për Telegrafi Maqedoni se është realizuar takimi i punës mes biznesmenëve nga Kosova(Dragash dhe Shtërpcë) dhe atyre nga Gostivari.
Organizimi i takimit “Biznesi për Biznesin”, u realizua në kuadër të projektit të ndërmarrë nga organizata “Global Consulting & Development Associates”, e Republikës së Kosovës me mbështetje të programit të UNDP – Kosovë, dhe synon përforcimin e bashkëpunimit në aktivitetet e bujqësisë, industrie ushqimore dhe të gastronomisë-turizëm.
Në cilësinë e nikoqirit, i pranishëm ishte kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i cili pasi përshëndeti dhe u uroj mirëseardhje në qytetin e Gostivarit drejtuesve të Sektorit privat nga Kosova, potencoi që: “Projekti i financuar nga UNDP dhe që mundësoi takimin e biznesmenëve nga Gostivari dhe dy komunave nga Republika e Kosovës, është i mirëseardhur sepse shfrytëzohet për tu njoftuar mes veti biznesmenët nga këto vende, me perspektivë që në të ardhmen edhe të bashkëpunojnë”.
“Duke mos pasur kontakte njëri me tjetrin, nuk kanë njohuri për veprimtarinë e tyre. Si mungesë e informacionit, biznesmenët detyrohen të shkojnë dhe të bashkëpunojnë me subjekte ekonomike të shteteve më të largëta, duke bërë shpenzime shumë të larta. Ka mundësi që i njëjti prodhim dhe me të njëjtin cilësi të gjendet edhe në tregjet tona. Duhet të mbajnë kontakte mes veti dhe tu shmangen shpenzimeve dhe humbjes së kohës duke udhëtuar andej këndej”, tha kryetari Nevzat Bejta, i cili po ashtu potencoi që: ”Në shtetet demokratike, i jepet përparësi zhvillimit të sektorit privat, dhe se Komuna e Gostivarit vazhdon të mbështet bizneset lokale me mundësitë që i ka si pushtet lokal”.
Arsim Vranovci, president ekzekutiv i organizatës “Global Consulting & Development Associates”, pasi falënderoi kryetarin Nevzat Bejta dhe Komunën e Gostivarit për mbështetjen e ofruar, deklaroi që: “Objektivi kryesor i takimit të punës me bizneset nga rajoni i Gostivarit është që të krijohet një rrjet i komunikimit dhe bashkëpunimit mes prodhuesve vendor (bizneset të komunave Dragash dhe Shtërpcë) me prodhuesit apo bizneset në rajon dhe të mundësojë shkëmbime të mira të praktikave të biznesit/prodhimit, në rastin konkret me bizneset e Gostivarit”.
Sipas tij, krijimi i rrjetit të bashkëpunimit do të bëhet me anë të konceptit “Biznesi për Biznesin” në mënyre që të arrihet bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit midis bizneseve të të dyja vendeve.
Ai shtoi që: ”Dy komunat e Kosovës dhe Gostivari janë zgjedhur si rajone strategjike për shkak të mundësisë së lartë për bashkëpunim midis njëri-tjetrit.
“Bizneset e dy komunave të Kosovës (Dragash dhe Shtërpcë) do të kenë një mundësi të madhe për të vendosur marrëdhënie biznesi me prodhuesit, përpunuesit me eksportuesi nga Maqedonia”, shtoi ai.
Dashmir Osmani nga Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal dhe Implementim Projektesh në Komunën e Gostivarit, tha që: “Ky takim mundëson që drejtuesit e bizneseve private nga të dyja anët e kufirit të shkëmbejnë përvojat e punës, të shkëmbejnë informata dhe pse jo edhe ndonjë bashkëpunim konkret në të ardhmen, andaj Komuna e Gostivarit mbështeti realizimin e kësaj nisme në qytetin e Gostivarit.
Në takimin e mbajtur, të pranishëm ishin rreth 50 biznesmenë nga dy Komunat e Kosovës dhe po aq nga Komuna e Gostivarit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Këshilli i Prokurorëve Publikë: Me shpalljen e djeshme të Këshillit Gjyqësor nuk respektohen projeksionet për gjeneratën e 8-të të Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Rritje e lartë e përdorimit dhe prodhimit të drogës në Kosovë

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët