Mbi 30 zyrtarë të lartë ushtarakë u takuan sot në Paris pa kolegët e tyre amerikanë, në përpjekje për të marrë përgjegjësinë për luftën në Ukrainë, për shkak të paparashikueshmërisë së presidentit amerikan, Donald Trump, dhe afrimit të tij me Moskën.
Takimi me dyer të mbyllura, i cili mblodhi 34 zyrtarë të lartë ushtarakë, përfshirë NATO-n, vendet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe Japoninë dhe Australinë, ishte një mbledhje e rrallë dhe ndoshta e paprecedentë pa SHBA-në.
Pjesëmarrësit diskutuan opsionet dhe kapacitetet për të ofruar garanci sigurie për Ukrainën në rast të një marrëveshjeje armëpushimi, përfshirë mundësinë e forcave paqeruajtëse evropiane, si dhe ruajtjen e fuqisë ushtarake afatgjatë të Ukrainës, transmeton Telegrafi.
“Mesazhi politik është se ne mund ta bëjmë këtë së bashku dhe pa SHBA-në, por është e qartë se ka gjëra që nuk mund t’i bëjmë. Problemi me Rusinë është se duhet të kemi aftësinë për ta penguar atë”, tha një diplomat evropian që mori pjesë në bisedime, duke shtuar se takimi kishte të bënte me planifikimin paraprak, shkruan reuters.
Një zyrtar ushtarak tha se SHBA-ja nuk ishte ftuar, si një sinjal se Evropa dhe partnerët e tjerë mund të marrin përgjegjësinë, duke pasur parasysh distancimin e Trumpit nga aleatët.
Zyrtarët theksuan se pjesëmarrja e vendeve si Japonia dhe Australia, të cilat gjithashtu përballen me pasiguri në marrëdhëniet me administratën e re amerikane, tregon një shqetësim më të thellë midis aleatëve tradicionalë të SHBA-së.
Ndryshe, Trump po ushtron presion të madh mbi Ukrainën për të arritur një marrëveshje paqeje. Ai ka mbështetur, madje edhe para fillimit të negociatave, shumë nga kërkesat ruse, si pengimi i anëtarësimit të Ukrainës në NATO.
Para takimit, ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu, theksoi rëndësinë e një ushtrie të fortë ukrainase për garancitë e sigurisë.
“Çmilitarizimi është një nga kërkesat e pakta ruse për të cilën Trump nuk këmbëngul”, tha një zyrtar i lartë evropian, duke shtuar se Evropa dëshiron që kjo të mbetet kështu.
“Prioriteti është të mendojmë se si duhet të jetë ushtria ukrainase në të ardhmen, bazuar në parimin se ushtria ukrainase është garancia kryesore e sigurisë”, tha Lecornu në një konferencë sigurie në Paris dhe shtoi se “ne do të refuzojmë çdo formë të çmilitarizimit të Ukrainës”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria e Bosnjës e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Gjenerali ukrainas viziton ushtarët në rajonin rus: Nuk ka frikë nga rrethimi i forcave tona

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët