Tajlandë, filloi gjyqi kundër 17 opozitarëve

Të akuzuarit deklaruan se nuk e ndiejnë veten fajtorë dhe se akuzat ndaj tyre janë të motivuara politikisht.
Ndërkohë qeveria tajlandeze ka hequr gjendjen e jashtëzakonshme të vendosur qysh në muajin prill, edhe nga tri krahina të tjera. Kjo vlen për krahinat veriore Chiang Mai, Chiang Rai dhe Ubon Ratchathani, njoftoi Këshilli për Sigurinë Kombëtare.
Në shtatë prej 76 krahinave të vendit në fuqi mbetet edhe më tej gjendja e jashtëzakonshme, në mesin e tyre është edhe kryeqyteti Bangkok.
Gjendja e jashtëzakonshme u shpall për shkak të protestave antiqeveritare tre muaj më parë, me ç’rast 90 persona patën humbur jetën, ndërsa rreth 1900 të tjerë u plagosën. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/08/2010
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































