Që nga dita e djeshme ka hyrë në fuqi Kodi i ri Penal. Me këtë rast, përmes një deklarate, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka njoftuar qytetarët për masat e reja dhe ka ftuar ata që të respektojnë ligjin dhe normat sociale mbi të cilat funksionon shoqëria jonë.
“Rendi demokratik dhe funksionimi i mirëfilltë i tij përcaktohet nga cilësia e ligjeve dhe zbatimi efikas i tyre. Kjo është doktrina për të cilën kemi punuar në Kodin e ri Penal, i cili nga dita e djeshme është në fuqi.
Me këtë rast, si Ministër i Drejtësisë që pjesën vitale të punës time e kam orientuar në politikat e reja penale që po materializohen, ju ftoj që të informoheni, të tregoni respekt për rendin dhe ligjin dhe t’i përmbaheni normave sociale e ligjore për të cilat jemi përcaktuar si shoqëri demokratike, progresive dhe e vendosur për të ndërtuar një shtet të mirëfilltë të së drejtës”, ka thënë Tahiri.
Ai ka shtuar se tani e tutje fillon një epokë e re në drejtësinë që zbatohet në Republikën tonë, në të cilën qytetarët do të jenë më të mbrojtur nga ligji ndërsa kryerësit e veprave penale do të kenë përgjigje meritore për dëmin që i shkaktojnë rendit tonë shoqëror në të gjitha dimensionet e tij.
“Abuzuesit me paratë e taksapaguesve tanë, të korruptuarit dhe ata që merren me krimin e organizuar, do të përballën me sanksione të ashpra që s’i kanë hasur asnjëherë më parë dhe nga të cilat s’do mund të shpëtojnë dot.
Ata që ushtrojnë dhunë në familje dhe që abuzojnë me integritetin dhe dinjitetin e qenies njerëzore, do të jenë subjekt i ndëshkimit ligjor dhe s’do lejohen më kurrë që të cenojnë vlerat tona si shoqëri që ka respekt për jetën, integritetin dhe dinjitetin e njeriut.
Terrorizmi, financimi i tij dhe nxitja në të, do të ballafaqohen me vendosmërinë e pa kompromis për ta luftuar deri në çrrënjosje çdo tentativë të logjikës së mos durimit”, u shpreh Tahiri.
Ministri theksoi se të gjithë ata që cenojnë normat nga ato që i atribuohen dëmit kolektiv e deri të ngasja e veturave në shpërputhje me normat ligjore, nuk do të mund t’i shmangen ballafaqimit me drejtësinë.
“Shteti është neutral ndaj qytetarëve por është i vendosur ndaj drejtësisë. Kodi i ri Penal, është baza jonë me të cilën Republikës dhe shoqërisë tonë ia kemi garantuar të drejtat që iu takojnë dhe kushdo që i cenon ato, do të jetë subjekt i ndëshkimit të pa kompromis”, tha Tahiri. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KQZ miraton numrin e kandidatëve për 11 majin: 46 mandate janë në listë të mbyllur
Ahmeti: Miratimi i Ligjit për Fëmijët është antikushtetues dhe kundër Marrëveshjes së Ohrit
Inspektorati Shëndetësor kërkon procedurë disiplinore pas vdekjes së binjakëve të sapolindur dhe mbikëqyrje profesionale në spitalin e Prilepit
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!