Sot në Komisionin për Integrime Evropiane, ka raportuar ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, lidhur me përmbushjen e veprimeve që dalin nga agjenda evropiane për këtë ministri.
Tahiri, ka folur lidhur me agjendën për reforma evropiane, të veprimeve që dalin nga Plani Kombëtar për zbatimin e MSA-së, kriteret për liberalizimin e vizave, me theks të veçantë në kriterin për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe për gjendjen aktuale të sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Ai ka theksuar se MD–ja, është duke punuar në avancimin e legjislacionit penal, kundër korrupsionit dhe atë të reformave gjyqësore, në kuadër të sfidave të dala nga Agjenda Evropiane në vend, në veçanti drejt përmbushjes së agjendës evropiane të reformave (ERA).
Ndërkaq, ka sqaruar se Ministria e Drejtësisë ka tri prioritete që dalin nga procesi i agjendës evropiane të reformave, duke njoftuar në vijim për statusin e përmbushjes së këtyre prioriteteve.
Lidhur me koncept dokumentin mbi plotësim-ndryshimin e legjislacionit në fuqi, për të siguruar pezullimin ose largimin e detyrueshëm të zyrtarëve publik të akuzuar apo dënuar për korrupsion, ministri Tahiri vlerësoi se përmes këtij koncept dokumenti synohet që përmes ndryshim-plotësimit të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, në momentin e ngritjes së aktakuzës për veprat penale që ndërlidhen me vepra korruptive, apo keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtarë, zyrtarët publik do të pezullohen nga puna deri në përfundimin e procesit gjyqësor.
Ndërkaq, sa i përket Projektligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, ai sqaroi se Projektligji i miratuar nga legjislatura e kaluar në lexim të parë, por për shkak të rrethanave politike i njëjti është kthyer në MD.
Ndërkaq versionin e njëjtë e kanë riproceduar dhe miratuar në mbledhjen e Qeverise dhe tani gjendet në Kuvend.
Në vijim, ministri Tahiri informoi anëtarët e Komisionit edhe lidhur me Projektligjin për Prokurorin e shtetit, përkatësisht rishikimin e dispozitave që i referohen çështjes së emërimit të prokurorëve në Prokurorinë Speciale.
“Me këtë projektligj synohet që kriteret për emërimin e prokurorëve në Prokurorinë Speciale të jenë ekuivalente me kriteret për emërimin e prokurorëve në Prokurorinë për Krime të Rënda, me qëllim të rritjes së numrit të prokurorëve në Prokurorinë Speciale, si dhe rritjes së efikasitetit në parandalimin dhe luftimin e krimeve”, theksoi ministri Tahiri.
Anëtarët e Komisionit: Blerta Deliu, Milaim Zeka, Ahmet Isufi, Ilir Deda, Armend Zemaj dhe Zenun Pajaziti, gjatë diskutimit të tyre kërkuan sqarime shtesë nga ministri Tahiri në çështje të ndryshme.
Mes tjerash ata kërkuan informata lidhur me hapat që ka ndërmarrë kjo ministri për të fuqizuar sundimin e ligjit në Kosovë, luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafikimit të qenieve njerëzore, ndërkaq kërkuan veprime konkrete në luftimin e këtyre dukurive përmes hartimit të politikave dhe projektligjeve.
Ministri Tahiri duke u përgjigjur në pyetjet e anëtarëve të Komisionit, tha se përmbushja e obligimeve që rrjedhin nga Plani Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, rishikimi i legjislacionit penal dhe atij kundër-korrupsion, është pjesë e aktiviteteve intensive për vitin 2017 dhe 2018.
“Lufta kundër korrupsionit, shpëlarjes së parave dhe financimit të luftimit të terrorizmit, është një proces i vështirë dhe sfidues”, tha Tahiri, duke shtuar se përmes hartimit të politikave dhe projektligjeve, kanë hedhur hapat e parë për të krijuar parakushtet ligjore dhe resurse për të luftuar këto dukuri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?