Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, i tha Radios Evropa e Lirë se Serbia nuk ka “asnjë rol në krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Sipas saj, përfaqësuesit serbë nuk kanë autorizime për të bërë një gjë të tillë.
“Nuk është Serbia ajo që imponon data ose që mund të bëjë presion“, tha Tahiri.
Ajo tha se Marrëveshja e Brukselit për Asociacionin është një marrëveshje ndërkombëtare “me kompetencë ekskluzive të Republikës së Kosovës dhe se zbatimi i saj mund të pritet kur të hiqet muri në Mitrovicën e veriut”.
Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës kanë zhvilluar një takim me kryeministrin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, të hënën, dhe pas bisedës së përbashkët u tha se nëse „gjatë javëve në vijim nuk bëhen hapa konkret drejt krijimit të Asociacionit, përfaqësuesit e serbëve do ta krijojnë Asociacionin vet më 15 Janar dhe do të dakordohen rreth përgjegjësive të saj“.
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ndërkaq tha se në “kohën kur Serbia në Kosovë ngre mure Asociacioni nuk mund të krijohet“.
Ajo ka bërë me dije se Serbia për gjashtë vjet ka shtyrë zbatimin e marrëveshjes për kodin telefonik dhe vazhdon të bllokojë “marrëveshjen për energjetikën si dhe po mban një pjesë të strukturave paralele komunale në Kosovë”.
“Shkelja e fundit është ngritja e murit në Mitrovicë“, tha Tahiri.
“Porosia ime për ta është që fillimisht ta rrënojnë murin dhe të mos shkelin marrëveshjen e Brukselit. Në momentin kur të krijohet klima dhe kur të shihet se Serbia vërtetë po zbaton marrëveshjet, atëherë edhe Kosova do ta marrë përgjegjësitë dhe do të zbatojë marrëveshjen për Asociacionin”, tha ajo.
E gjithë udhëheqja politike e Kosovës, ka vijuar Tahiri, ka vërtetuar se krijimi i Asociacionit është obligim ndërkombëtar.
“Por, ne po kërkojmë momente të përshtatshme që kjo marrëveshje të zbatohet. Në rrethana të këtilla, kur është ngritur muri që ka shkaktuar tensione dhe kërcënon me përshkallëzim, nuk është momenti për një gjë të tillë. E gjithë vëmendja e shtetit është përqendruar në heqjen e këtij muri“, tha Tahiri.
Ajo tha se marrëveshja e Brukselit për Asociacionin „e bën të qartë se Asociacioni nuk ka përgjegjësi ekzekutive dhe as që do të jetë një nivel i tretë i pushtetit në Kosovë, por do të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
“Procesi i hartimit të statutit nuk ka filluar ende por edhe kur të fillojë statuti do të jetë në përputhje të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të dhjetorit 2015“, tha Tahiri për Radion Evropa e Lirë. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze