Sot në ora 16:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga kryesia e Kuvendit, ku pika e vetme e rendit të ditës do të jetë zgjedhja e Qeverisë së re.
I mandatuar për ta udhëhequr qeverinë e ardhshme është kandidati nga koalicioni PAN-AKR, Ramush Haradinaj, i cili që ta marrë mandatin duhet të ketë 61 vota.
Por, thirrja e një seance të jashtëzakonshme nuk shihet e arsyeshme nga politologu Ramush Tahiri, i cili thotë se është pritur tre muaj dhe nuk është dashur të caktohet për sot, pasi zgjedhja e qeverisë nuk është e jashtëzakonshme.
“… Zgjedhja e Qeverisë asnjëherë nuk konsiderohet as një çështje urgjente e as e jashtëzakonshme. Mbledhja e jashtëzakonshme përveç që i paraprinë një kërkese me shkrim prej së paku 40 deputetesh, duhet të ketë edhe arsyetimin pse është e jashtëzakonshme dhe pse duhet të mbahet brenda 24 orësh. Gjithashtu duhet ta ketë edhe lëndën apo objektin e shqyrtimit. Kjo kërkesë duket se nuk i ka asnjërën. Kur është pritur tash e tre muaj, dhe kur është mandatuar Ramush Haradinaj nga Presidenti i Republikës tek një ditë para, nuk shoh asnjë nguti që kjo mbledhje të përgatitet dhe të thirret pesë ditë përpara si e parasheh Rregullorja e punës. Gjithashtu kur Kryesia vendosi për datën e orën e mbledhjes ende nuk dihej kabineti qeveritar. Pra ende nuk diheshin emrat e të gjithë ministrave, dhe për këtë në Kuvend nuk ishte dorëzuar një shkresë zyrtare nga mandatari”, ka deklaruar Tahiri për gazetën “Bota sot”.
Sipas tij, fillimisht deputetët që do të zënë postin e ministrit, duhet ta lënë postin e deputetit dhe në vend të tyre të vijnë deputetë të rinj, të cilët duhet ta bëjnë betimin, e pastaj të bëhet votimi për kryeministër e ministra.
“Është edhe një çështje procedurale që duhet plotësuar. Disa deputetë që do të bëhen ministra e zëvendëskryeministra në momentin e kandidimit duhet ta lënë postin e deputetit, e në vend të tyre të zgjidhen deputetët pasues nga lista sipas renditjes sipas numrit të votave që është në KQZ. Kjo duhet bërë për Haradinajn, Pacollin, Limajn, Hoxhajn, Lekajn, Bajramin e ndonjë tjetër. Kjo bëhet me shkresë në KQZ edhe nga subjekti edhe deputeti. Statusin e deputetit mandej e fitojnë të tjerët pasues në listë të rezultateve zgjedhore. Këta deputetë të rinj duhet të japin betimin e mandej e fitojnë të drejtën të votojnë dhe të zgjedhin Qeverinë”, ka vazhduar më tej ai.
Tahiri përmend edhe rastin e zgjedhjes së Behgjet Pacolli president, derisa thotë se nuk bën të përsëritet një gabim i tillë.
“Nuk mundet që deputeti Behgjet Pacolli të votojë e zgjedhë ministrin e jashtëm Behgjet Pacolli. Një gabim i tillë i kishte ndodhur kur pasi ishte zgjedhur President kishte qëndruar në sallë dhe e kishte votuar Qeverinë. Për këtë u penalizua nga Gjykata Kushtetuese, prandaj nuk duhet ta përsërisë një gabim sërish…dhe të arsyetohet si atëherë se si ka treguar askush se nuk duhet të rrijë në karrigën e deputetit”, ka deklaruar Tahiri.
Sa i përket Listës Serbe, ai thotë se do të jetë e pamundur ardhja e tyre në seancë në ora 16, pasi ata janë në Serbi dhe në ora 14 do të mbajnë konferencë për media për konsultimet që kanë bërë atje, andaj sipas tij, ata do të kërkojnë që seanca të shtyhet për më vonë ose për të dielën.
“Lista Serbe të shtunën ka takim me Marko Gjuriq shefin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe pas këtij takimi konsultativ ose në të cilin i merr udhëzimet që si ta votojë Qeverinë Haradinaj në të cilën i kanë marrë tri ministri dhe një vend të zëvendëskryeministrit. Takimi i paralajmëruar pritet të përfundojë në ora 14 dhe pastaj do të ketë edhe një konferencë apo deklarim për medie. Nëse çdo gjë shkon mirë dhe nëse nga udhëheqja shtetërore e Serbisë marrin miratimin se çdo gjë është në rregull dhe se do të marrin pjesë në mbledhjen e Kuvendit dhe të votojnë Qeverinë pa kushte shtesë, atëherë me gjasë ata do të kërkojnë nga Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli që mbledhja për zgjedhjen e Qeverisë Haradinaj të shtyhet për në ora 19, ose për të dielën, sepse vikend e ditë pushimi është si e shtuna ashtu edhe dita e diel. Ata fizikisht nuk mund të arrijnë, pos nëse nuk u lejohet që të vijnë me helikopterin e Qeverisë së Serbisë ose të shkojë ndonjë helikopter i KFOR – it për t’i marrë, pasi nuk besoj se autoritetet e Kosovës do t’i lejojnë të vijnë me helikopter të Armatës së Serbisë”, është shprehur politologu Tahiri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vrasja e palestinezes në Tiranë, hetimet në dy pista, autori kërkohet në Liban e Palestinë

Debati mbi përgjimet, reagon Gjykata Kushtetuese: Të pavarur ndaj çdo ndikimi apo presioni të jashtëm

Taravari: 30 deri 35 përqind e njerëzve në Maqedoni kanë problem me obezitetin

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës