LAJMI I FUNDIT:

Tahiri prezantoi reformat në sektorin e drejtësisë në Forumin BE-Ballkani Perëndimor

Tahiri prezantoi reformat në sektorin e drejtësisë në Forumin BE-Ballkani Perëndimor

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, po merr pjesë në Forumin për Çështjet e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme në mes të Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Presidenca Estoneze e Këshillit Evropian, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Gjatë këtij forumi, ministri Tahiri ka prezantuar reformat në sektorin e drejtësisë, me theks të veçantë ato që adresojnë çështjet e përgjegjësisë së gjyqësorit dhe prokurorisë.

“Pavarësia e gjyqësorit dhe paralelisht me të edhe llogaridhënia dhe përgjegjësia, janë dy parime kryesore që udhëheqin qeverisjen demokratike dhe funksionimin e mirëfilltë të këtij sektori. Ne jemi duke punuar në fuqizimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe duke mbështetur plotësimin e kushteve teknike dhe financiare për qëndrueshmërinë e tij, por paralelisht me këtë, jemi duke avancuar politikat tona që adresojnë çështjen e përgjegjësisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve”, tha Tahiri gjatë fjalimit të tij.


Në sesionin e dytë, u diskutua për fushën e bashkëpunimit juridik në çështje penale dhe civile, me ҫ’rast ministri Tahiri shprehu gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të thelluar marrëdhëniet e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rajonal, përmes arritjes së marrëveshjeve bilaterale që rregullojnë këto fusha. /Telegrafi/

 

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Kalo në kategori